LAJMI I FUNDIT:

Serbeze Dança e cila vuan nga leukemia, nuk mund të sigurojë terapinë – Ministria thotë se nuk gjendet në listën e barnave esenciale

Serbeze Dança e cila vuan nga leukemia, nuk mund të sigurojë terapinë –  Ministria thotë se nuk gjendet në listën e barnave esenciale
Foto: Arkiv

Serbeze Dança nga Peja, vuan nga sëmundja e Leukemisë Myelofibro Tike, diagnozë kjo e përcaktuar nga Instituti i Patologjisë në QKUK. Blerja e terapisë së nevojshme është shumë e shtrenjtë dhe familja e saj nuk e përballon çmimin e lartë të saj.

Djali i saj, Ylli Dança në një prononcim për Telegrafin ka treguar se ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që t’ia sigurojë terapinë mirëpo këta të fundit sipas tij, i kanë kthyer përgjigje se ilaçi i nënës së tij, nuk është në listën e barnave esenciale.

Sipas tij, në një dokumentacion të cilin ai e posedon i vulosur nga ana e tre mjekëve Hematolog, si dhe nga Drejtori i Klinikës, tregon që ky preparat nuk gjendet brenda barnatores qendrore në QKUK.


Telegrafi ka kontaktuar me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, konkretisht me zyrën e komunikimit publik, të cilët thanë se pacientja në fjalë ka nevojë për ilaçin  Ruxolitinib, i cili nuk është pjesë e listës së barnave esenciale në fuqi.

Ata thanë se Ministria dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore përmes kontratave publike kanë të drejtë të kontraktojnë vetëm barna që janë pjesë e kësaj liste.

Siç thanë ata, ministria është në proces të revidimit të Listës së Barnave Esenciale dhe, pjesë e propozimeve për t’u përfshirë në listën e re që pritet të miratohet pasi të kenë përfunduar punën me të Komiteti teknik, është edhe ky ilaç.

“Ju informojmë se bazuar në informacionet tona, pacientja në fjalë ka nevojë ilaçin  Ruxolitinib, i cili nuk është pjesë e Listës së Barnave Esenciale në fuqi. Ministria dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore përmes kontratave publike kanë të drejtë të kontraktojnë vetëm barna që janë pjesë e kësaj liste. Megjithatë, Ministria është në proces të revidimit të Listës së Barnave Esenciale dhe, pjesë e propozimeve për t’u përfshirë në listën e re që pritet të miratohet pasi të kenë përfunduar punën me të Komiteti teknik, është edhe ky ilaç. Do të jetë ky Komitet (i përbërë nga përfaqësues nga klinikat e SHSKUK-së, ekspertë të fushave mjekësore e farmakologjisë, si dhe përfaqësues nga Shoqatat e të drejtave të pacientëve, monitoruar nga shoqëria civile), ai që do të vendos se cilat barna të reja do të përfshihen në listën e re”, ka thënë për Telegrafin, zyrtarë të informimit në këtë ministri.

Ata po ashtu dhanë informacion për të gjithë ata pacientë që vuajnë nga sëmundja e leukemisë, të cilët kanë mundësi aplikimi për trajtim jashtë vendit.

“Për informacion, rastet e leukemisë, të cilat nuk mund të trajtohen në Kosovë, ose që kanë nevojë për trajtim më të avancuar jashtë shtetit, e kanë të drejtën e aplikimit për TJV përmes Programit për TJISHP të Fondit të Sigurimeve, bazuar në Udhëzimin Administrativ për Trajtim Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike, ku përcaktohen edhe kriteret dhe mënyrat se si një qytetar mund të marr mbështetje për trajtim jashtë QKUK-së, duke kaluar në Komisionin mjekësor dhe Bordin e Programit, të cilët shqyrtojnë aplikacionet që u drejtohen. Komisioni dhe Bordi vendosin në bazë të dokumentacionit mjekësor sipas rekomandimeve të konsiliumeve mjekësore të QKUK-së”, thanë ndër të tjera zyrtarë të informimit në Ministrinë e Shëndetësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Kalo në kategori