LAJMI I FUNDIT:

Sensi kritikon sjelljen e Lazios

Sensi kritikon sjelljen e Lazios

Presidentja e Romës, Rosella Sensi, thotë se fitorja e Interit ndaj Lazios ka qenë një ditë e turpshme për futbollin italian.

Roma është e tërbuar pasi ka parë fansat e Lazios të brohorasin për golat e Interit, në fitoren 2-0 të nerazurëve.

“Pas asaj që kemi parë, ta quash këtë ligën më të bukur në botë, është paradoksale. Nëse unë do të isha në vendin e Interit, do të isha turpëruar nga fitorja në këtë mënyrë, kënaqësia e fansave të Romës nuk është më inferiore se ajo e Interit”.

“Gjithmonë ka dëshirë për të bërë protestë zyrtare, por rastisja na bën neve të jemi më të qetë. Kjo është për shkak të faktit se të mërkurën do të luajmë një ndeshje të komplikuar në këndvështrimin e publikut kundër Interit”, ka thënë Rossi. /Telegrafi/