Refluksi gastroezofageal ndodh kur përmbajtjet e stomakut kthehen mbrapsht në ezofag gjatë ose pas ushqyerjes. Ekzistojnë disa metoda për diagnostikimin e refluksit dhe trajtimin e tij.
Prof. Dr. Ugur Gozalan
Kirurg i Përgjithshëm
Spitali Amerikan
038 221 661 / 045 500 910
www.spitaliamerikan.com
Çfarë është refluksi gastroezofageal?
Ezofagu është tubi i ushqimit që lidh gojën me stomakun. Muskujt rrethorë në fund të ezofagut hapen dhe mbyllen për të lejuar ushqimin të kalojë në stomak. Këta muskuj rrethues luajnë rolin e valvulës në hyrje të stomakut dhe quhen Sfinkteri i Poshtëm Cardio-Ezofagela (SPCE-ja). Refluksi mund të ndodhë kur SPCE-ja hapet dhe lejon përmbajtjet acide të stomakut të kthehen lart në ezofag. Refluksi gastro-ezofageal zakonisht fillon qysh në fëmijëri, por vetëm një numër i vogël prej fëmijëve vazhdojnë të kenë refluks kur rriten. Ky problem shpesh shoqërohet edhe me hernie hiatale. Por duhet të kemi parasysh se jo çdo pacient që ka herni hiatale paraqet edhe refluks. Çrregullime të zbrazjes së stomakut ose çrregullime të lëvizjes së ezofagut janë faktorë të tjerë që shkaktojnë këtë sëmundje.
Cilat janë simptomat e refluksit?
Ankesa më e shpeshtë e pacientëve është ndjenja e djegies në stomak. Ankesa të tjera janë: djegie ne gjoks (retrosternal), thartirë, erë e keqe e gojës, fryrje, gogësime, ndjenjë e mbytjes, sidomos pas ushqimit ose natën nëse pacienti ushqehet pak para gjumit, ndjesi e pengimit të ushqimit, shtrëngim i kraharorit, shtypje e zemrës dhe rrahje të shpeshta të zemrës, vështirësi gjatë frymëmarrjes të thellë. Në fazat kur sëmundja ka përparuar shfaqet faringit kronik, sinuzit kronik, astmë alergjike dhe prishje e dhëmbëve.
Gastriti dhe refluksi
Edhe pse simptomat e gastritit dhe sëmundjes së refluksit gastro-ezofagial janë të ngjashme, këto janë dy sëmundje krejt të ndryshme nga njëra – tjetra. Me termin gastrit kuptojmë proceset inflamatore që ndodhin në stomak. Këto mund të shkaktohen nga infeksione (Helicobakter pylori) apo nga dëmtime të tjera. Prodhimi i tepërt i sekrecionit acidik të stomakut për shkak të stresit, erëzat, alkooli, duhanpirja janë shkaktarë të tjerë të gastritit.
Gastriti për shkak të H. pylori, në një periudhë afatgjatë përmban rrezikun e transformimit në kancer të stomakut në varësi të lokalizimit të implantimit të bakterit. Tek këto pacientë është evidentuar shtim i simptomave të refluksit pas trajtimit të H.pylori.
Ushqimet që shkaktojnë refluks
Një i sëmurë me refluks duhet të jetë në gjendje të përcaktojë vetë dietën duke njohur ushqimet që e dëmtojnë dhe duke i shmangur ato nga dieta. Persona të ndryshëm ndikohen në mënyrë të ndryshme nga i njëjti produkt.
Me cilat sëmundje të tjera ngjasojnë simptomat e refluksit?
* Dispepsia
* Fryrje, gogësima, djegësi e stomakut
* Gurët e tëmthit
* Ulçera
* Gastriti
Simptomat e ORL-së
* Faringit kronik
* Sinuzit kronik
* Ndryshim i zërit
* Kollë kronike irrituese
Simptomat e sëmundjeve të mushkërive
* Astmë alergjike
* Simptomat e sëmundjeve të zemrës
* Rrahje të shpeshta të zemrës
* Shtrëngim i zemrës, shtypje në kraharor
Obeziteti dhe refluksi
Lidhja mes obezitetit dhe refluksit është vërtetuarnë shumë studime. Ekzistojnë disa arsye pse tek obezët dhe veçanërisht tek morbid obezët (obezitet në shkallën e sëmundjes) refluksi shfaqet më shpesh:
Hernia hiatale, shkaku më i shpeshtë i refluksit, shfaqet shumë më shpesh tek obezët në krahasim me personat me peshë trupore normale.
Shtimi i indit dhjamor të barkut, e rrit presionin intrabdominal (situatë e ngjashme me shtatzëninë) dhe lehtëson shfaqen e refluksit.
Çrregullimi në ushqyerje që shkakton obezitetin, njëkohësisht ndikon në shfaqjen e refluksit.
Tek obezët çrregullimet e lëvizjeve të tubit të ushqimit (peristaltika) janë shumë më të shpeshta se tek personat me peshë trupore normale (35-40%). Çrregullimet e lëvizjeve të tubit të ushqimit janë një ndër faktorët kryesore që ndikojnë në shfaqjen e refluksit.
Diagnostikimi i refluksit
Ekzistojnë shumë metoda për diagnostikimin e refluksit. Gastroskopia, manometria janë metoda që duhet të aplikohen tek çdo pacient që ka refluks kronik dhe sidomos në periudhën e përgatitjeve preoperatore tek ato pacientë për të cilët planifikohet kirurgji laparaskopike.
Trajtimi i refluksit
Ekzistojnë 4 metoda për trajtimin e refluksit. Zgjedhja e metodës së trajtimit bëhet nga mjeku juaj, sipas shkallës së refluksit dhe përparimit të sëmundjes.
– Ndryshim i mënyrës së jetesës
– Trajtim medikal (me ilaçe)
– Trajtim kirurgjikal
– Trajtim endoskopik
Produkte që shtojnë refluksin janë:
* Agrumet
* Domate
* Erëza
* Nenexhik, mente
* Djath kaçkavall, fistik, mish i yndyrshëm
* Cigare, alkool
* Kafeina
* Çokollata
* Pijet me gaz
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi