LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Veteranët nuk e meritojnë të përfshihen në listë të njëjtë me manipulatorët

Selimi: Veteranët nuk e meritojnë të përfshihen në listë të njëjtë me manipulatorët

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një konferencë për media ka folur për listat e veteranëve të UÇK-së, duke thënë se që nga miratimi i ligjit për veteranët ka pasur shumë parregullsi.

Selimi ka thënë se edhe procesi i verifikimit të veteraneve ka qenë i politizuar duke theksuar se kanë ndërhyre partitë politike.

“Ka ndodhur edhe shkelja e procedurave të rregullores së komisionit, pasi që sipas saj, çdo aplikacion para se të dorëzohej te aplikuesi duhet të nënshkruhet nga komisioni, mirëpo asnjë nga më shumë se 46 mijë aplikacionet nuk është nënshkruar. Gjatë shpërndarjes së çeritifikatave ka pasur shkelje të protokollit, këto çertifikatat janë shpërndarë nëpër fushata elektorale, nëpër kafene etj”, ka thënë Selimi.


Ai ka shtuar se vendimi i kryeministrit që t’ua ndalë pensionet veteranëve është i padrejtë.

“Në vend që të korrigjohen këto gabime, ndodh ndëshkimi kolektiv, duke i përfshirë edhe ata që e meritojnë këtë pension të dinjitetshëm. Duke ditur se fryrja e listave moti e ka tejkaluar dyfish numrin e veteranëve, atëherë prokuroria do të duhej menjëherë të vihej në ruajtje të këtij ligji. Qeveria nuk ka qenë dashur që t’i përfshijë në një listë veteranët dhe manipulatorët”, ka thënë Selimi.

Ai në fund ka theksuar se veteranët e vërtetë nuk e meritojnë të fyhen dhe keqtrajtohen as nga kryeministri i djeshëm apo sot, as nga Mustafa as nga Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori