LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Themelimi i Gjykatës Speciale, gabim i Qeverisë dhe i Kuvendit të Kosovës

Selimi: Themelimi i Gjykatës Speciale, gabim i Qeverisë dhe i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka vlerësuar se themelimi i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, ishte një gabim i madh i Qeverisë dhe i Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2015.

“Nga ky vendim i padrejtë do të pësojnë luftëtarët e lirisë së Kosovës por mbi të gjitha do të pësojë Kosova dhe imazhi i shqiptarëve në botë”, shkruan Selimi në Facebook.

Postimi i plotë Selimit:


“Themelimi i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së ishte një gabim i madh i Qeverisë dhe i Kuvendit të Kosovës në Gusht të vitit 2015.

Nga ky vendim i padrejtë do të pesojnë luftëtarët e Lirisë së Kosovës por mbi të gjitha do të pesojë Kosova dhe imazhi i shqiptarëve në botë.

Në këtë gjykatë, për të deshmuar si të dyshuar u ftuan shume luftëtarë, ushtarë e komandantë të nivelit të lartë në hierarkinë e UÇK-së.  Sëfundmi, rreshtit të shumë të ftuarve për t’u intervistuar iu shtuan edhe tre udheheqës të UÇK-se si: Komandanti i Zonës Opeative të Dukagjinit – Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bislim Zyrapi si dhe Zëdhënësi dhe ZV/Komandanti i SHP te UÇK-së Jakup Krasniqi.

Ashtu sikur për secilin luftëtar të UÇK-së, pavarësisht nivelit dhe detyrave në luftë, thirrja si i dyshuar për krime lufte është padrejtësi paraprakisht.  Ne, që e kundershtuam me argumente të pamohueshme themelimin e kësaj gjykate atëherë, patem paralajmëruar për efektet e saj dhe për këtë na vjen keq edhe tash që nuk na demantoi koha.  Por nuk mund të mos i bejmë përgjegjës edhe njëherë ata që e sollen në Kuvend dhe sidomos ata deputetë ish luftetarë të UÇK-së që e votuan këtë Gkykatë, aq më tepër, kur tash disa nga ata i shohim t’ju “vije keq” për të ftuarit e kësaj gjykate si te dyshuar.

Ne, që ishim kundër kësaj gjykate me 2015-ten e kemi të njëjtin qëndrim edhe tani.  Prandaj, në atë gjykatë nuk duam ta shohim asnjë luftetar të Lirisë.  Ky nuk është qëndrim i yni kundër drejtësisë, por pikërisht kundër padrejtësisë.

Drejtësia ka mjaftë punë të tjera për të zgjidhur në Kosovë!”, ka shkruar Selimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori