LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Thaçi e pati në skenar dështimin për ushtrinë

Selimi: Thaçi e pati në skenar dështimin për ushtrinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një konferencë për media ka thënë se është pritur që presidenti Hashim Thaçi ta tëheq Ligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ka deklaruar se krejt kjo mund të ketë qenë pjesë e një skenari, për ta bërë FSK-në pjesë të bisedimeve me Serbinë në Bruksel.

“Qeveria e Kosovës dhe pushteti ka mundur ta respektojë ligjin për FSK-në. Ka mundur që FSK të jetë më e armatosur dhe këtë gjë nuk do ta ndalonte asgjë. Ne do të bashkëveprojmë me të gjithë aleatët që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë jo vetëm forcë për vendin, por edhe ndihmë për paqen dhe stabilitetin në botë”.


“Tërheqja e ligjit duket se ka qenë pjesë e skenarit. Ne mund ta themi këtë gjë, sepse e kemi paralajmëruar . Jo rrallë herë në retorikën e pushtetit, e sidomos në atë të Thaçit, është synuar të gjenden fajtorë, ata që kinse nuk i kanë mbështetur. Kjo iniciativë qenka nisur për të dështuar. Përveç që është rrezikuar FSK-ja, kjo çështje mund të shkojë në tryezën e bisedimeve në Bruksel. Për aq sa e kemi këtë pushtet, këtë qeveri, Kosova nuk do të ketë ushtri. Duket që është ky kusht i Listës Serbe. E dimë po ashtu që presidenti nuk do të dorëhiqet. Ne megjithatë nuk e kemi harruar këtë gjë”, tha Selimi. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori