LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Sa të kemi këtë Qeveri, Kosova nuk do të ketë Ushtri

Selimi: Sa të kemi këtë Qeveri, Kosova nuk do të ketë Ushtri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se Kosova nuk do të ketë Ushtri derisa të ketë këtë qeverisje.

“Jo pse këta nuk munden, por nuk kanë vullnet politik. Pavarësisht vërejtjeve për strukturën e Ligjit, ne kemi paralajmëruar amandamente dhe vërejtjet tona për Ligji”, tha Selimi në Info Magazine të Klan Kosovës, duke potencuar se Lëvizja Vetëvendosje do të votojë pro Ushtrisë, sepse është një gjë e mirë për Kosovën.

“Ne kemi deklaruar votimin tonë ‘pro’ këtij Ligji. Nuk mund të themi se ka qenë befasi se edhe kur kanë ardhur ndryshimet kushtetuese, kemi thënë se do ta mbështesim.  Sepse çkado që është e mirë për Kosovën ne i themi ‘po’ dhe në të kundërtën i themi ‘jo'”, tha ai.


Selimi tregoi se pse Lista Serbe është problem për Kosovë. “Lista Serbe është problem për Kosovën sepse përfaqëson vullnetin politik të Beogradit dhe jo interesat e Kosovës”.

Ai tha se “Ligji për FSK-në nuk respektohet, sepse edhe sot askush nuk ia ndalon FSK-së të ketë dyfish buxhet më shumë, të ketë helikopterë, të ketë paisje më shumë – askush nuk ia ndalon. Këta nuk po merren me këto gjëra e leje tash me transformimin e saj. Por, kushdo që ta sjell në Kuvend ne do ta votojmë atë”.