LAJMI I FUNDIT:

Selimi i quan të ligë deputetët që tërhoqën nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme (Video)

Selimi i quan të ligë deputetët që tërhoqën nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, thotë se Parlamenti Europian nxori rezolutë për Astrit Deharin, e deputetët e ligë të Kosovës i heqin nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për rastin.

Selimi ka thënë se Kosova ka mundur ta ketë ushtrinë nga dita kur është shpallë pavarësia e Kosovës

“Ushtria është dashtë të bëhet bashkë me shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, tha Selimi në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum.


Selimi ka thënë se Kosova është e rrezikuar nga agresioni i Serbisë e jo vetëm nga terrorizmi ndërkombëtar.
Duke folur për vdekjen e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, ka thënë se duhet veç edhe një nënshkrim për të mbajtur seancë lidhur me këtë çështje.

“Parlamenti i Kosovës don me mjegullue këtë punë. Na kemi kërkuar debat parlamentar për arrestimin e aktivistëve të VV-së për terrorizëm, para se me ndodh vdekja e Deharit, por ata (koalicioni v.j.) kanë tërheq nga pika e rendit të ditës këtë, duke pamundësuar debat parlamentar”, sqaron Selimi.

Selimi i ka quajtur njerëz të ligë deputetët që kanë tërheq nënshkrimet për debat parlamentar për rastin Dehari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori