Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se PDK dhe aleatëve të saj janë ngritur duke e harruar luftën, ndërsa, tash në rënie e sipër po mundohen të kapen pas tragjedisë se popullit.
Selimi ka shtruar pyetjen se si është e mundur që ata që bënë gjykatë kundër UÇK-së, të bëjnë tash një tribunal ndërkombëtar kundër Serbisë.
“Nuk dua ta besoj që mund të bëhen të dyja këto tribunale nga njerëz dhe nga motive të njëjta”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Selimit:
PDK-ja (Kryetari i atëhershem i saj) sponsorizoi Ligjin për Gjykatën Speciale kundër UÇK-së qe u votua në Gusht të 2015-tës.
Si mund t’i besojmë tash PDK-së ( Kryetarit aktual të saj) që e ka seriozisht që t’i shkojë deri në fund nismave për dënimin e krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë?
Sot ata po i paraqesin lista të masakrave dhe krimeve serbe, të harruara deri sot, kundër shqiptarëve si arsye për një tribunal kundër gjenocidit serb në Kosovë. Mirë që po i numëjnë masakrat dhe krimet serbe, por, a mund të na tregojnë sot PDK-ja se cilave lista dhe ngjarje iu referuan kur e sponsorizuan Ligjin për Gjykatën Speciale kundër UÇK-së?
Si është e mundur që ata që bënë gjykatë kundër UÇK-së të bëjnë tash një tribunal ndërkombëtar kundër Serbisë. Nuk dua ta besoj që mund të bëhen të dyja këto tribunale nga njerëz dhe nga motive të njëjta.
Po ashtu, ata që sot janë të gatshëm për kompromise në negociata me Serbinë nuk e kane seriozisht kur flasin për gjykata kundër gjenocidit serb.
Ata që në koordinim me Qeverinë e Serbisë bëjnë koalicione me subjekte fashiste siç është Lista Serbe, nuk e kanë seriozisht kur flasin për gjykata kundër gjenocidit dhe krimeve serbe.
Hipokrizia nuk duhet të shkojë deri atje sa të manipulohet me tragjedinë e shqiptarëve të cilët ishin vërtetë objektiv i gjenocidit serb para 20 vitesh.
Le të mos na e fyejnë intelegjencen duke na llogaritur që ne nuk e kuptojmë farsën e tyre.
Kur po ua shohim motivin e kemi të lehtë tua kuptojmë edhe qëllimin.
Këto fjalime “patriotike” e “emocionuese” të deputetëve të mazhorancës që sot po i degjojmë në Kuvend, do të donim t’i dëgjonim edhe atë ditë kur ne kundershtonim Gjykaten Speciale e ata e votuan. Këto fjalime të deputeteve te PDK-se do te donim t’i degjonim kur ne propozuam Ligjin për mbrojten e viktimave të dhunës seksual gjatë luftës e ata e kundershtuan. Këto fjalime do të donim t’i degjonim edhe kur ne kundërshtonim amnistine e grupeve kriminale serbe e ata e votuan.
Këto fjalime do të donim t’i dëgjonim kur ne kundërshtonim marrveshjen e Prillit 2013 qe ata e ratifikuan.
Këto fjalime do te donim ti dëgjonim nga të njëjtit deputetë të PDK-së kur ne kundershtuam Zajednicen Serbe e ata e perkrahnin.
Mjafte më!
U ngritet duke i harruar vuajtjet e popullit e tash në rënie e siper po mundoheni te kapeni pas vuajtjeve dhe tragjedisë së këtij populli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?