LAJMI I FUNDIT:

Selimi para Speciales: Këtu jam si luftëtar i UÇK-së, aktakuza është e padrejtë dhe e pasaktë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi në seancën e parë gjyqësore të tij në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ka thënë se aktakuza ndaj tij është e padrejtë.

“Rolet këtu i kemi të ndara jemi palë të ndryshme, por më bëni të besoj që qëllimi i të gjithë neve këtu do të jetë drejtësia mbi të gjitha e vërteta. Ishte një aktakuzë e rëndë, voluminoze por shumë e padrejtë dhe e pasaktë ndaj meje dhe luftës së popullit tim.  Ky proces do ta bëjë të ditur se populli im ka qenë i shtypur dhe lufta jonë ishte e drejtë”, ka thënë Selimi.

Ai ka shtuar se këtë gjykatë e ka themeluar Kuvendi i Kosovës.


“Dua të theksoj se unë si deputet i atij kuvendi e paska kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate, sepse donim që drejtësia të bëhet nga institucionet e drejtësisë së Kosovës në Kosovë. Sot jam këtu si luftëtarë i UÇK-së, dhe si një ndër themeluesit e saj përballë një aktakuze të ngritur nga na e Prokurorisë”, tha Selimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori