LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Nesër nuk po e bejmë ushtrinë, po e bëjmë ligjin e ri për FSK-në (Video)

Selimi: Nesër nuk po e bejmë ushtrinë, po e bëjmë ligjin e ri për FSK-në (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur për procesin e transformimit të FSK-së.

Ai në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se procesi i themelimit të ushtrisë me ndryshime kushtetuese është penguar në vazhdimësi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

“Është spekulim se në vitin 2014 serbët kanë qenë të gatshëm për të votuar ndryshimet kushtetuese që do t’i hapnin rrugë formimit të ushtrisë”.


Deputeti opozitar ka thënë se qeveria nuk e ka seriozisht punën e ushtrisë, pasi sipas tij po shihet edhe buxheti që po i ndahet FSK-së.

“FSK as tash nuk e ka të ndaluar të ketë disa armë të kalibrit të madh, nuk e ka të ndaluar as të ketë autoblinda, madje nuk e ka të ndaluar të ketë as helikopterë. Edhe buxheti për FSK-në nuk është rritur mjaftueshëm”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Selimi ka thënë se me ndryshime ligjore FSK nuk po bëhet ushtri, por sipas tij po avancohet roli i saj.

“Të jemi të qartë edhe para popullit, në fakt nesër nuk po bëjmë ushtrinë, por po e bëjmë ligjin e ri për FSK-në. Nesër për fat të keq nuk po e bëjmë ushtrinë, nuk po flas si opozitë për të kritikuar, thjeshtë FSK-ja po merr mandate shtesë nga ato që i ka sot”.

Duke folur për zgjedhjet e reja të mundshme Selimi ka thënë se është e qartë që opozita nuk i ka numrat, dhe se të gjithë ata që flasin ndryshe nuk e dinë matematikën e mbledhjes së numrave.

“Opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e qeverisë. Madje ka edhe deputet të opozitës, siç dihet së paku një nga LDK-ja që janë kundër rrëzimit të qeverisë”, deklaroi Selimi./Telegrafi/

https://www.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/341305193300641/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori