LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Kisha brenda Kampusit universitar, nuk meriton të respektohet

Selimi: Kisha brenda Kampusit universitar, nuk meriton të respektohet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ka thënë se kisha ortodokse e cila ndodhet në kampusin universitar, është objekt i kohës së mohimit të shkollës shqipe.

“KISHA SERBE E KOHËS SË MOHIMIT TË SHKOLLËS SHQIPE

Kjo nuk është kishë as kurrëfarë objekti i kultit fetar. Prandaj as nuk meriton të respektohet as të ruhet si e till.


Kjo është thjeshtë një ngrehinë si përmendore e pushtuesit që padrejtësisht ende qëndron në tokën e çliruar të Universitetit.

Kisha serbe ortodokse ka mjaftë (madje tepër) hapësira për të predikuar antishqiptarizmin e vet” (sic.), ka shkruar ai.