LAJMI I FUNDIT:

Sela kërkon që ratifikimi i Protokollit të ndodhë më 11 dhjetor me qëllim që të mos shtyhen zgjedhjet

Sela kërkon që ratifikimi i Protokollit të ndodhë më 11 dhjetor me qëllim që të mos shtyhen zgjedhjet

Sot kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në konferencë për shtypi bëri të ditur se partia e tij si subjekt politik kërkon ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin në NATO të bëhet në seancën plenare të 11 dhjetorit.

E gjithë kjo ka për qëllim që mos shfrytëzohet si arsyetim për shtyerje të zgjedhjeve të parakohshme kuvendare, njofton Telegrafi Maqedoni.

““Sot është momenti që t’i bëj apel qeverisë dhe të gjitha partive politike se përkrahja e një iniciativë të tillë, nuk do të ishte hera e parë. Sepse ka precedentë. Ka pasur edhe raste të ngjashme që nuk ka pasur nevojë ta votojnë të gjitha vendet, si rasti i Malit të Zi ku kuvendi e votoi protokollin pa kaluar në të gjitha vendet anëtare të NATO-s, pra mjafton ta votojmë ne”, tha Sela.


Kreu i ASH-së theksoi se përveç rastit të Malit të Zi, kemi edhe precedent të brendshëm duke e përmendur rastin me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, para se i njëjti të ratifikohet në Greqi.
Sela gjithashtu potencoi se ky moment nuk duhet assesi të përdoret si shkas për shtyrje të zgjedhjeve, prandaj u bëri thirrje të gjitha partive politike që të mbështesin një iniciativë të tillë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori