LAJMI I FUNDIT:

Seks në plazh përballë 150 vetëve, arrestohet 35 vjeçari nga Kosova

Seks në plazh përballë 150 vetëve, arrestohet 35 vjeçari nga Kosova

Për "intimitetin" e tyre kanë zgjedhur një nga pikat më të frekuentuara të plazhit të Lidos, në Venecia. Ajo italiane, ai shqiptar i Kosovës, sipas raportimit të gazetës italiane Il Gazzettino. Kanë kryer një marrëdhënie seksuale, para syve të rreth 150 njerëzve që hanin në restorant.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën mbrëma, në orarin e darkës, në lokalin e mbushur plot. Mbrëmja pasionante e çiftit ka mbaruar me një denoncim, për kryerjen e akteve të turpshme në publik.

Fillimisht, klientët e restorantit "Ai Murazzi", në rrugën Kirchmyer 16, kanë bërë sikur nuk i kanë parë, por më pas, me kalimin e minutave, skenat filluan të ishin shumë të qarta dhe shumë të forta, transmeton edicioni online i gazetës Shekulli.

“Pamja ka qenë e tillë, që të dukej vetja sikur ishe ulur para ekranit të kinemasë dhe po shihje një film me pullë të kuqe”, dëshmuan disa klientë për gazetën. Duke qenë se kishte dhe shumë fëmijë dhe familje të tëra që darkonin jashtë, personeli i restorantit telefonoi policinë.


Edhe kur agjentët e komisariatit të policisë së San Markos mbërritën në vendngjarje, çifti shqiptaro-italian ishte në një pozitë që linte shumë pak vend për interpretim. Fakti më interesant ishte se nuk bëhej fjalë për adoleshentë; si burri, po ashtu dhe gruaja ishin 35-vjeçarë.

Agjentët e policisë i kanë lutur fillimisht të visheshin, dhe më pas u kanë kërkuar mjetet e identifikimit. Në atë pikë burri është xhindosur. Ai nuk kishte dokumente dhe sipas raportimit te Il Gazzettino, ka nisur të bërtasë e të bëjë rezistencë, madje ka qëlluar njërin nga policët, duke i shkaktuar një gërvishtje të lehtë në fytyrë.

Denoncimit për akte të turpshme në publik, për 35 vjeçarin shqiptar iu shtua edhe dhe një tjetër akuzë: rezistencë dhe fyerje e një zyrtari publik.

Në trend Fun

Më shumë
I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Interesante
Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Një bukëpjekëseje në Angli iu prish dita kur këpuca e saj u “ngatërrua” nën një karrocë ushqimesh

Një bukëpjekëseje në Angli iu prish dita kur këpuca e saj u “ngatërrua” nën një karrocë ushqimesh

Fun
Dëshmi se ‘Illuminati’ është gjithkund rreth nesh (Foto)

Dëshmi se ‘Illuminati’ është gjithkund rreth nesh (Foto)

Kalo në kategori