LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu jep dorëheqje, zëvendësohet nga Abazi

Sejdiu jep dorëheqje, zëvendësohet nga Abazi

Gani Sejdiu i ka dhënë fund eksperiencës me Trepçën ’89 duke e ofruar dorëheqjen pas vetëm pesë xhirosh. Trajneri mitrovicas nuk pa motiv të duhur tek lojtarët e tij dhe u tërhoq për shkaqe profesionale. ‘Xehetarët’ e gjetën menjëherë pasardhësin e tij. Ata ia besuan këtë pozitë Arsim Abazit.

Gani Sejdiu nuk është më trajner i Trepçës ’89. Trajneri kosovar ka dhënë dorëheqje nga ekipi mitrovicas, pas rezultateve zhgënjyese në pesë xhirot e para të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Trajneri mitrovicas e ka konfirmuar për Express dorëheqjen. “Me të përfunduar ndeshja e djeshme vendosa të tërhiqem. E pashë që shumë lojtarë nuk e kishin karakterin dhe angazhimin e duhur për t’i arritur objektivat. Ata nuk kishin mentalitetin e duhur dhe u panë shumë defekte”, deklaroi fillimisht ai.

“Arsyeja tjetër është profesionale. Unë nuk lejoj që për 5 ndeshje t’i humbim 2 ndeshje. Për këtë, vendosa të largohem. Mund të them megjithatë se marrëdhëniet me klubin ishin të shkëlqyeshme”, shtoi Sejdiu.


Ndërkohë, ‘Xehetarët’ e kanë gjetur menjëherë pasardhësin e tij. Trepçën ’89 në vazhdim të kampionatit do ta udhëheq trajneri Arsim Abazi. “E emëruam Arsim Abazin deri në fund të sezonit. Ai është trajner i ri dhe me perspektivë. Nëse ka sukses, mund të vazhdojë edhe më gjatë me ne”, deklaroi kryetari i klubit mitrovicas, Abedin Zeka.

Në opsion për ta udhëhequr nënkampionin kosovar ishte edhe Ramiz Krasniqi. Pas pesë xhirosh të zhvilluara, Trepça ’89 është e katërta në tabelë me 7 pikë të grumbulluara. /Express/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit

La Liga
Kalo në kategori