LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për rastet “Shënjestra-Fortesa” dhe “Toplik”

Seanca gjyqësore për rastet “Shënjestra-Fortesa” dhe “Toplik”

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot do të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Shënjestra-Fortesa” dhe “Toplik”.

Gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa” do të vazhdojë sot me marrjen në pyetje të dëshmitarit Zvonko Kostovski nga ana e të akuzuarit Sasho Mijallkov dhe dëgjimin e dëshmnitarit Sasho Trajkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti ndodhet në fazën e dëshmive dhe udhëhiqet nga gjykatësja Zheneta Begtoviq.


Në këtë lëndë të akuzuar janë Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski, Gordana Jankulloska, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov dhe pesë persona tjerë të punësuar në DSK.

Sipas aktakuzës, ata përmes sistemeve për ndjekjen e komunikimeve, në periudhën prej vitit 2008 deri 2015 në mënyrë joligjore kanë përgjuar 4286 numra telefonikë, për të cilët nuk ka pasur urdhër gjyqësor.

Ndërsa në rastin “Toplik”, i akuzuar është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, i cili dyshohet për shitje të tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Sonçev grad” në Sopishte.

Përveç Janakieskit të dyshuar janë edhe pesë persona tjerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori