LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti nis rinovimi i stadiumit të Prishtinës

Së shpejti nis rinovimi i stadiumit të Prishtinës

Rinovimet në stadiumin e kryeqytetit duket se do të nisin shumë shpjet. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll me 21 maj kundër Turqisë, do të luajë miqësoren e dytë nën monitorimin e FIFA-së, megjithëse, ende nuk është vendosur se në cilin stadium do të luhet ndeshja.

Stadiumi i Prishtinës është opsione i mundshme për sfidën me turqit, por ky stadiumi aktualisht nuk i përmbush kriteret për zhvillimi e ndeshjeve ndërkombëtare.

Komuna e Prishtinës në koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), sot ka vizituar stadiumin e qytetit, ku është diskutuar për mundësinë e rinovimit të këtij stadiumi.

“Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishi, së bashku me inxhinierët e kësaj drejtorie, sot është takuar me Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrrin, si dhe sekretarin e kësaj federate, Eroll Salihun, në stadiumin e qytetit të Prishtinës. Në këtë takim koordinues u diskutuan mundësitë e rinovimit të këtij stadiumi”, është thënë në njoftimin e zyrës për informim nga Komuna e Prishtinës.


Sipas këtij njoftimi, inxhinierët e Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, bën matjet e nevojshme për të hartuar planin e rinovimit të dhomave të zhveshjes, planin e rinovimit të tualeteve, rrethojave të brendshme të stadiumit si dhe atë të hyrjes VIP. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori