LAJMI I FUNDIT:

Së pari 6.5 minuta himni e më pas ndeshja

Së pari 6.5 minuta himni e më pas ndeshja

Njëra nga ndeshjet e sotme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll, ajo që luhet në stadiumin e Wembleyt, mes Anglisë dhe Ukrainës, do të jetë veçanërisht muzikale.

Në fakt, kombëtarja mysafire ka marrë të drejtën ekskluzive që himni i plotë i shtetit të saj, i cili zgjat hiq më pak se gjashtë minuta e gjysmë, të lëshohet para ndeshjes.

Federata ukrainase e futbollit zakonisht lëshon versionin e shkurtër të himnit i cili zgjat 90 sekonda, por kësaj radhe FIFA ua ka plotësuar dëshirën dhe u ka lejuar versionin e zgjatur të himnit.

Në arsyetimin të cilin ukrainasit e kanë bërë për këtë veprim thuhet se ai do të motivojë veçanërisht sulmuesit Andriy Shevchenkon dhe Andriy Voroninin, si dhe lojtarët tjerë të këtij vendi në fushë.


Megjithatë, në anën tjetër, djelmoshat e Fabio Capellos nuk do të këndojnë të gjitha gjashtë vargjet e himnit anglez "God Save the Queen".

"Na është ofruar edhe ky opsion, por kemi refuzuar sepse shumica e lojtarëve tonë nuk i dinë as të gjitha fjalët e versionit të shkurtër", ka thënë një burim i afërt me klubin për gazetën britanike “The Sun”.

Në trend Fun

Më shumë
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
Evakuohen nxënësit, një gurë në laborator doli të jetë uranium aktiv (Foto)

Evakuohen nxënësit, një gurë në laborator doli të jetë uranium aktiv (Foto)

Ecte çuditshëm, gjatë kontrollit i gjejnë kokainën e mbështjellë për këmbë (Foto)

Ecte çuditshëm, gjatë kontrollit i gjejnë kokainën e mbështjellë për këmbë (Foto)

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Fun
Çfarë po shihni në këtë fotografi? (Foto)

Çfarë po shihni në këtë fotografi? (Foto)

Kalo në kategori