LAJMI I FUNDIT:

Së paku nëntë ushtarë turq vriten nga kryengritësit kurdë

Së paku nëntë ushtarë turq vriten nga kryengritësit kurdë

Të paktën nëntë ushtarë turq janë vrarë kur kryengritësit kurdë sulmuan një repart ushtarak afër kufirit të Turqisë me Irakun dhe Iranin. Sulmi ka ndodhur afër vendit Yuksekova në provincën Hakkari.

Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl do të takohet me zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe krerët e ushtrisë, për të marrë një vendim rreth përgjigjes ndaj sulmit të fundit të kryengritësve kurdë.

Vetëm pak ditë më parë, parlamenti i Turqisë e miratoi mocionin me të cilin lejoi ushtrinë që të ndërmarrë një ofensivë në Irakun verior kundër kryengritësve kurdë të partisë Punëtore të Kurdistanit, të cilët fshihen atje.

Shtetet e Bashkuara dhe Iraku kanë kundërshtuar çdo veprim të njëanshëm nga ana e Turqisë, nga droja se kjo mund të destabilizonte Irakun verior.


Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Kalo në kategori