Tregon At Anton Harapi: “Kam ndodhë vetë aty kur nji shqiptar i vjeter, tue u ankue një ditë me At Fishten për shpërdorime të disa nënpunsave të shtetit, gadi si i dishpruem i thotë:
– Pater Gjergj, shporru Shqipniet, persé [sepse] Shqipni nuk ka!
Fishta, i prekun prej shfrimit të plakut edhe i zemruem, por jo i trazuem po don t’ia spjegojë bashkëfolësit se njerzit e shtetit s’janë Shqipnia… E atëherë plaku, për me i diftue se kishte mbetë i bindun i thotë Fishtës:
– Po na s’e kemi ditë mor Zotni, veç prej jush e kemi mësue se shka asht Shqipnia… ”
Biseda e kaherëshme, që për mua u bë shtysë të shkruaj për të disaten herë për shembjen e teatrit kombëtar, është bërë në vitin 1923. Gati një shekull më parë. Kaq të tëhuajtura [të largëta] ishin bërë mardhëniet e njerëzve të shtetit me shtetasit, sa për shumicën e popullatës, lëshohej shfrimi i kobshëm: nuk ka mâ Shqipni… Edhe pse kishte kaluar vetëm dekada e parë që vendi i tyre, Shqipëria ishte e lirë pas robërisë së gjatë. Tashma me shtetin e vet, me Kuvendin dhe me qeverinë e vet e me zyrtarë shqiptarë. Por ata, zyrtarët , njerëzit e shtetit pra, kaq shpejt ia kishin bërë borxh njerëzve mbarë të popullit sa “me t’u ndye vetja [këtu: neveritë], shfrenin ata e me të dalë ky gulç zemërimi e neverie për njerëzit e shtetit, tashma jo të huaj e që ti i ke zgjedhë që të të administrojnë vehtjen tënde, lirinë dhe pasurinë, mallin e gjënë dhe sigurinë e jetës.
E mandej, në dëshpërim të thellë, njerëzia mbarë i drejtonin sytë tek ata të paktët shqiptarë të njëmendtë; te ata që e kishin provue para ndërgjegjes së kombit se punojnë për vendin, për Shqipërinë, për shqiptarët. Me punën e me vepren e tyre të njëmendtë. Këtë na e thotë historia, e shkuara jonë…
Po a nuk po ndodh kështu e gjithë ditën edhe sot ? Gati një shekull më vonë?
Rruga jonë e shtetformimit demokratik vërtitet në formë spiraleje dhe ngjitet thuajse hiç. Në krejt hapësirën demokratike që ne dëshirojmë ngjitja është asmatike. Asaj po i merret fryma prej të përpjetave të forta, të stisura. Edhe te kultura, gjithashtu. Tani, kryeministri ka vendosë përfundimish ta shembë teatrin kombëtar të Shqipërisë. Se nuk i pëlqen e nuk i intereson atij e diçka tjetër preferon të bëjë ai në vend të teatrit. Prishjen po kërkon ta rregullojë me ligj, që kështu ta taposë e ta bëjë të paprekshëm aktin e tij të rilindjes kulturore të Shqipërisë europiane. Të ngritur “mbi gërmadhat e botës së vjetër”…
E njerëzia, të habitur e të mpirë gjymtyrëve të mendjes i kanë ngulitë shikimet e tyre në rrugën e ikjes. Të shporrjes prej këtu. Se… ky vend nuk bëhet (se Shqipni nuk ka). Bile duket se këtë ia kërkojnë edhe Mirush Kabashit e Robert Ndrenikës, të cilët janë kaq të pezmatuar e me telat e shpirtit të ngritur deri në skaj të revoltës. E do pak të tjerëve si ata që kanë mbetë këtu në Shqipëri. Se ky vend nuk bëhet, thotë pikëllimi i tyre (se Shqipni nuk ka). Të ikin, duket sikur u thonë me apatinë e tyre, Mirushit, Robertit e atyre pak të tjerëve. Njerëzve në shenjë në memorien e kombit, që me punën e vepren e vet na kanë treguar se e duan Shqipërinë më shumë se… njerëzit e shtetit. E duan teatrin e kulturën kombëtare shumë më shumë se Ministresha e kulturës. E se të tjerë ministra pararendës. Shumë më shumë se ata.
“Sokrati” i Mirush Kabashit na ka bërë të ndjehemi shumë më tepër shqiptar se rituali i qokave të kryeministrit tonë nëpër Ballkan e herë e herë në Europë. Dhe kur u pyet, z.kryeministër, pas protestës së parë të aktorëve se: a e ka dëgjuar Robert Ndrenikën, ai qe përgjigjur: “Unë nuk i dëgjoj ata që s’dinë se ç’kërkojnë “…
Kryeministri don pra me ngulm ta prishë teatrin. Teksa për t’u vënë në skenë “Gomari i babatasit” drama-satirë e Fishtës, prej veqilave të tij drejtonjës atje, kërkohet që më parë të shihet (kontrollohet) teksti. Edhe pse e shkruar edhe ajo në vitin e largët 1923…E prap kërkohet siguri se mos fshikullimi që u bëhet aty, personazhit të kryeministrit e deputetit të marrë prej rruget e të sjellë në parlamentin e atëhershëm do të “dogonisë” shefin e veqilit sot.
Njësoj si atëherë… gati 100 vjet më parë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit