LAJMI I FUNDIT:

SBASHK – deputetëve: Duke mbështetur kërkesat tona mbroni buxhetin e Kosovës

SBASHK – deputetëve: Duke mbështetur kërkesat tona mbroni buxhetin e Kosovës

SBASHK-u i është drejtuar me shkresë zyrtare kryetarit të Komisionit parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshit dhe anëtarëve të tjerë të këtij Komisioni me kërkesën që ata ta ngritin në seancat e parlamentit kërkesat legjitime të SBASHK-ut që kanë të bëjnë me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta dhe çështjen e mbështetjes buxhetore për realizimin e kërkesave legjitime që dalin nga Kontratat Kolektive e Arsimit të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, SBASHK-u përgëzon kryetarin e Komisionit Parlamentar për arsim Kurteshi dhe gjithë anëtarët e këtij Komisioni për angazhimin e sinqertë të tyre në ngritjen e këtyre çështjeve, ndërsa të gjithë deputetëve iu drejtohem me apelin që të ndikojnë që në Ligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2018 të ketë vijë buxhetore për realizimin e nenit 35 të Kontratës Kolektive të Arsimit e që ka të bëj me 3 pagat suplementare dhe me tri pagat me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit.

“Kujtojmë deputetët se duke dëgjuar zërin e arsyeshëm të SBASHK-ut dhe duke përfillur angazhimet e Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim ju do të dëshmonit respektin për punën me dekada të punëtorëve të arsimit të Kosovës dhe do të krijonit mundësinë që të drejtat e tyre të realizohen në mënyrë humane e jo , si po ndodh vazhdimisht përmes Gjykatave”, thuhet në thirrjen e SBASHK-ut drejtuar deputetëve të Kuvendit. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Botë
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori