LAJMI I FUNDIT:

Një drejtor si Satkiu i nevojitet sistemit arsimor në Maqedoni (Foto)

Një drejtor si Satkiu i nevojitet sistemit arsimor në Maqedoni (Foto)

Pjesë e rëndësishme e një institucioni është menaxhimi dhe krijimi i strategjive brenda saj. Arsimi është sfera më e rëndësishme e një shoqërie, por vetëm nëse krijohen përparësi të qëndrueshme konkurruese. Shembulli dhe puna me performancë të lartë dhe të një cilësie të lartë arsimore, është shkolla fillore ‘Kirili dhe Metodij’ nga Tetova, e udhëhequr nga drejtori Satki Ismaili. Ai shquhet për punën e tij 3-vjeçare si një ndër drejtorët model për shkollat fillore por edhe ato të mesme. Ai emërua në këtë post në vitin 2014 dhe sa është duke zgjatur mandati i tij, për një shkollë multikulturore, ka realizuar shumë projekte.

Telegrafi ka folur me Satki Ismailin, si një shembull i mirë që shpresojmë se do të ndiqet edhe nga kolegët tjerë, drejtorë të shkollave tjera dhe se çdoherë është përpjekur të rritë cilësinë e arsimit.

‘Jam munduar vazhdimisht të sjell risi si mësimdhënës, duke e përfaqësuar shkollën në gara ndërkombëtare, si mësues inovativ. Kam qenë në shumë seminare ndërkombëtare, ku kam prezantuar çështjet e arsimit me shumë sukses, por me ardhjen time si drejtor i shkollës, atë që e arrita si mësues, vazhdova ta zbatojë dhe të kontribuojë edhe më shumë në stafin e arsimtarëve, sepse cilësia nuk ështe vetëm te kushtet, objekti, e kështu me rradhe. Arsimi i mirëfilltë, bazohet në disa kritere si, çështja e infrastrukturës të brendshëm dhe të jashtëm, që shkollën ta kyçim në projekte të mëdha. Shkolla jonë nuk ka vit, që nuk është e kyçur së paku në dy-tre projekte, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në rritjen e zhvillimit profesional të mësimdhënësve’, potencon drejtori.


Sa i përket punimeve dhe infrastrukturës së shkollës, thotë se shkolla ka kushte shumë të mira, ndoshta që nuk i ka asnjë shkollë tjetër fillore. Ai shfrytëzoi mundësinë për të përmendur, terrenet sportive jashtë dhe brenda shkollës. Terrene për basketboll, voleyboll, terrene futbolli, shtigje të ndryshme. Ajo çfarë e bën të veçantë, është këndi i lojërave, femijët e vegjël e vizitojnë çdo ditë dhe kjo është bërë me buxhetin e shkollës dhe ndihmave të donatorëve, si dhe me anë të Komunës së Tetovës.

‘Ne i marrim iniciativat, e fillojmë projektin me buxhetin e shkollës, nëse nuk na mjaftojnë mjetet, kontaktojmë biznes sektorin dhe më pas fazën finale disa herë e ka kryer Komuna e Tetovës. Vlen të përmendet se ka prind që ndihmojnë por kurrë nuk i ngushtojmë prindërit që nuk kanë mjete apo jetojnë me ndihma sociale. Një cent nuk merret nga prindërit, qoftë për fotokopjim që nxënësit i shfrytëzojnë për nevojat e tyre në shkollë apo sendeve tjera’.

Ai thotë se vazhdimisht punojmë në ngritjen e vetëdijes te nxënësit për mirëmbajtjen e shkollës dhe jo rastësisht kemi marrë epitetin ‘Eko shkollë’. Ne kemi vegjetacion në shkollë, kemi lule. Askush nuk i prek, përkundrazi nxënësit vet i ujisin.

Programe multikulturore janë të një rëndësie të veçantë. Shkolla është multietnike dhe ka afërsisht 900 nxënës, kryesisht shqiptarë por ka edhe të komuniteteve tjera.

‘Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Më shumë ka shqiptarë, por ka edhe nxënës maqedonas, rom, të komuniteti turk dhe mund të mburrem me atë sesa jam drejtor i shkollës, nuk ka pasur ndonjë konflikt ndëretnik. Këtë e kemi arritur duke krijuar një atmosferë mjaft të mirë me stafin e komunitetit maqedonas dhe shqiptar, me projekte të përbashkëta. Për ne është e rendesishme sesi te arrihet te cilësia e arsimit tek nxënësi dhe nuk na intereson se cilit komunitet i takon. Dhe garat sportive apo qoftë të lëndëve të ndryshme, ne nuk bëjmë ndarje.

Përndryshe njihemi edhe si Eko Shkolla, pastërtinë e shkollës dhe mirëmbajtjen e saj në mbarë Maqedoninë dhe e mbajmë këtë flamur sesi duhet të funksionojë një shkollë multietnike’.

Shkolla për cilësinë e arsimit, realizon së paku katër trajnime interne, që nënkupton, strategjitë, teknikat, metodat mësimore. Trajnime që kanë të bëjnë me çështjet e vlerësimit. Ditët e hapura në shkollat fillore, është një iniciativë e re. Mota e shkollës sonë është, ‘Shkollë e hapur për të gjithë’. Nëse të gjithë shkollat tregojnë uljen e numrit të nxënësve, shkolla jonë dëshmon të kundërtën dhe këtë e kemi arritur falë cilësisë, kështu shprehet drejtori Ismaili.

Përveç infrastrukturës shkolla ‘Kirili dhe Metodij’, shquhet edhe për digjitalizimin. Duke u nisur nga zilja elektronike, edhe atë çdo orë mësimore zgjat aq sa duhet, nuk ka vonesa. Të gjithë arsimtart kur vijnë në punë, fillimisht duhet ta kalojnë kartelën se kur fillon dhe mbaron punën. Mjetet teknologjike, nga kabinetet shtesë të informatikës, dërrasat elektronike, smart board. Këtë muaj, drejtori tha se shkolla do të furnizohet edhe me tableta edukativ. Interneti si shërbim i mirë që shërben në të gjithë objektin e shkollës për nevojat e stafit dhe nxënsve.

‘Shkolla nuk ka sigurim fizik, pasi është e mbikëqyrrur 24 orë nga kamerat regjistruese. Nuk ka asnjë vjedhje. Fëmijët dhe arsimtarët nuk kanë të drejtë të përdorin telefonin, kështu që mos ta keqkuptojmë digjitalizimin, sepse kjo e fundit pengon në procesin arsimor. Lirisht mund të thirremi edhe si shkolla e digjitalizuar, duke pasur parasysh ato që i përmendëm’, thekson Ismaili.

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me stafin, drejtori ndër të tjera thotë se kusht dhe prioritet për një sukses të shkollës është raporti i mirë me të punësuarit. Raportet kolegiale, janë të rëndësishme. Pa ndihmën e arsimtarëve, nuk mund të këtë nivel dhe cilësi të mbarëvajtjes mësimore. Në qoftë se nuk dëgjohet fjala e mësimdhënësit ne nuk mund të realizohet asgjë dhe nuk mund të jemi të suksesshëm. A ka krenari më të madhe se kur dëgjojmë se ish-nxënësit e kësaj shkolle, i ke gazetarë të mirë, mjekë, profesorë dhe të fushave të ndryshme duke vepruar edhe në shtetet evropiane. Kjo është si rezultat i një bashkëpunimi ekipor dhe kjo traditë do të vazhdojë edhe më tej.

Në lidhje me emrin e shkollës ai ai premtoi se do të vij koha kur edhe kjo do të realizohet sepse kjo shkollë meriton një ëmër tjetër, me pajtueshmëri të palëve tjera.

Telegrafi Maqedoni kontaktoi edhe arsimtarë dhe Këshillin e prindërve në lidhje me meanxhimin e shkollës dhe projektet e realizuara në këtë shkollë.

Kimete Jakupi, arsimtare e gjuhës shqipe tha se raportet e drejtorit me stafin janë shumë pozitive dhe mundohet ta komunikojë me çdo mësimdhënës për probleme të ndryshme.

‘Nuk është autokrat dhe nuk jep urdhër të prerë dhe çdo gjë bëhet me marrëveshje. Sa i përket menaxhimit, ka realizuar shumë projekte, çdo klasë ka projektor. Orët mësimore herë-herë zhvillohen edhe me anë të mjeteve elektronike. Edhe drejtorët më parë kanë punuar, mirëpo drejtori i tanishëm ka bërë më shumë. Menaxhimi i tij i mirë ka rritur edhe motivimin te stafi i arsimtarëve dhe jemi të kënaqur me aktivitetet dhe projektet që i realizon për shkollën, stafin dhe nxënësit’, tha Jakupi.

Rushadije Halili nga Këshilli i prindërve dhe profesoreshë universitare, u shpreh e kënaqur me menaxhimin e drejtorit të tanishëm. Ajo thotë se nuk ka pasur ndonjë vërejtje. Si në aspektin e cilësisë dhe poashtu edhe pastërtisë.

‘Drejtori merret si shembull jo vetëm nga shqiptarët, por merret edhe si shembull edhe nga maqedonasit. Ka bërë shume punë aty te shkolla, i ka shfrytëzuar grantet dhe fondet e ndryshme për realizimin e projekteve, këndin e lojërave, terrenet sportive, pajisjet teknologjike e kështu me rradhë. Në qoftë se krahasohet me punën e shumë drejtorëve të shkollave fillore, lirisht mund të them se është një ndër më të mirët’, thotë Halili.

Le të shpresojmë se rasti i shkollës që udhëheq Satkiu, si nga cilësia e arsimit, poashtu edhe në aspektin menaxherial nuk do të jetë i fundit. Arsimi është baza e një shoqërie, menaxhimi i suksesshëm e bën të jetësohet dituaria dhe tradita arsimore tek një shoqëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Drejtësi
Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori