LAJMI I FUNDIT:

Sarong – fund perfekt veror

Sarong – fund perfekt veror

Një pëlhurë e madhe pambuku është e shkëlqyeshme për lojëra me stil në ambient të hapur

Praktike si një fund apo fustan, por gjithashtu mund ta vendosni si një çallmë për të mbrojtur flokët tuaj nga dielli.

Është prej pambuku, kryesisht ka nuanca, modele dhe motive të ndryshme, të cilat i japin stilit të verës një efekt vallëzimi.


Sarongu është një krijim i butë që ne e veshim në mënyra të ndryshme, dhe si fund është më praktik, transmeton Telegrafi.

Duket i mrekullueshëm në tonet e detit dhe të qiellit, në kombinime të ndryshme të modës detare.

Adhurueset e elegancës e kombinojnë atë me kostum banje, kryesisht silueta është në ton.

Nëse ka rripa dhe është ‘mbyllur’ mjaftueshëm, do të shërbejë gjithashtu si një fund për dalje në qytet ose për ndonjë ngjarje.

Është i shkëlqyeshëm si një fustan – kryqëzojeni në gjoks dhe lidheni rreth qafës.

Sarong gjithashtu mund të jetë një fanellë, të zëvendësojë një bluzë.

Ne gjithashtu mund t’i lidhim flokët me tekstile, d.m.th. ta mbulojmë modelin tonë të flokëve.

Variantet e shkurtra do të shërbejnë si një mini-fund argëtues.

/Telegrafi/