Eurodeputetja nga radhët e “Të Gjelbërve”, Judith Sargentini, njëherit autore e amendamentit më të ashpër për azilin e Gruevskit në Hungari në raportin e Parlamentit evropian për Maqedoninë, sqaron se miratimi i amendamentit do të jetë qëndrim zyrtar i BE-së.
Sipas Judith Sargentini, është me rëndësi të shfrytëzohet rasti që të hapet kjo temë kontroverse në rezolutën për Maqedoninë, për të cilën do të debatohet sonte, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është sinjal politik. Nuk mendoj se është vetëm Parlamenti, edhe Komisioni edhe vendet anëtare janë befasuar. Atë që Hungaria e bën është përfshirje në punët gjyqësore të një vendi, i cili me mund po tenton të përmirësohet dhe të bëhet anëtar i BE-së. Dhe kjo nuk është konstruktive”, thotë Sargentini për AIM
E pyetur pse vendet anëtare dhe Komisioni evropian nuk reaguan më ashpër pas vendimit të Hungarisë që ta mbrojë ish kryeministrin e Maqedonisë nga dënimi me burg, Sargentini sqaron se ky është problem i vazhdueshëm në BE.
“Mund të thuhet se nuk ka pasur kritika të ashpra as gjatë tetë viteve të fundit kur bëhet fjalë për Hungarinë. Ky është problemi i madh, që vendet anëtare i mbyllin sytë derisa Hungaria ua merr të drejtën qytetarëve të vet. Nëse vendet anëtare i kanë mbyllur sytë kur Hungaria ua merrte të drejtat qytetarëve të vet, nuk është befasi që shohin anash edhe kur ndodh kjo.
Sargentini,e cila është autore e raportit të PE-së, ku kërkohet suspendimi i së drejtës së votës së Hungarisë në BE për shkak të shkeljes së rregullave evropiane, për të cilin shkak u bë cak i fushatave të fuqishme të diskreditimit në Hungari, e përshëndet guximin e institucionit të saj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë