LAJMI I FUNDIT:

Sarandë, të shtëna në mes të qytetit

Sarandë, të shtëna në mes të qytetit

Të shtëna armësh kanë terrorizuar banorët e qytetti bregdetar të Sarandës rreth orës 21:30 minuta të mbrëmjes së të mërkurës.

Mësohet se në lagjen nr 3 “Luku i Dardhës”, disa persona në dy automjete të ndryshme, kanë shkëmbyer zjarr me armë mes njëri-tjetrit. Makinat janë larguar me shpejtësi dhe kanë dalë nga qyteti, ndërsa policia është vënë menjehere në ndjekje të tyre.

Policia e Sarandës tha se të shtënat kanë zgjatur disa minuta, ndërsa makinat ishin në ndjekje të njëra-tjetrës. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa nuk dihet nëse ka të plagosur nga ngjarja. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti nga grupe te rinj, por do të jenë hetimet që do të zbardhin ngjarjen. Në vendgjarje janë gjetur gëzhoja plumbash të kallasheve e pistoletave./Telegrafi/