LAJMI I FUNDIT:

Samsung zyrtarisht me Galaxy S 4G

Samsung zyrtarisht me Galaxy S 4G

T-Mobile - SHBA e ka përgatitur lansimin e versionit të Samsung me lidhje 4G. Më saktë, bëhet fjalë për Samsung Galaxy S 4G, i cili do të mbështetet në rrjetin mobil të këtij operatori.

Mirëpo, edhe përkundër faktit se bëhet fjalë për një telefon të avancuar të Samsung i cili ofron mundësinë e lidhjes me 4G, nuk është dhënë asnjë detaj apo karakteristikë e këtij telefoni, i cili është vazhdimësi e linjës së suksesshme të Samsung Galaxy S.

Ajo që ende nuk dihet sa i përket modelit të njohur si Samsung Galaxy S 4G, është nëse do të bazohet në sistemin operativ Android 2.2 Froyo, apo nëse do të posedojë edhe teknologjinë Super AMOLED në ekranin e saj të ndjeshëm në prekje, ndërsa për lidhjen 4G thuhet se do të ofrojë shpejtësi deri në 21Mbps.

Megjithatë, pritet që T-Mobile do të ofrojë së shpejti disa fotografi dhe karakteristika për modelin e telefonit të Samsung, atë Samsung Galaxy S 4G. / Telegrafi /