LAJMI I FUNDIT:

Samsung lanson edhe modelin Galaxy Mini

Samsung lanson edhe modelin Galaxy Mini

Kohëve të fundit, ne kemi pasur rastin të shohim dhe të lexojmë lidhur me versionin minimal të telefonit të mençur Samsung Galaxy S, i cili e ka marrë edhe prapashtesën Mini.

Ndërsa sot Samsung e ka lëshuar një njoftim zyrtar përmes së cilit lajmëron për lansimin e modelit më të ri të telefonit, përkatësisht modelit Samsung Galaxy Mini.

Në anën tjetër, e njëjta kompani dhe i njëjti prodhues i serisë së telefonave Galaxy S, kompania Samsung e ka lansuar edhe modelin tjetër të telefonit të mençur, modelin Samsung Galaxy Ace.

Duket se bashkë me Galaxy Ace, Samsung Galaxy Mini do t’i shtohen spektrit tashmë të gjerë të telefonave të kësaj linje, ndërsa për versionin Mini dihet se mbështetet në Android 2.2 Froyo, bashkë me ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.14 inç si dhe rezolucionin prej 320 x 480 pikselëve.


Si zakonisht, me rastin e lansimit të ndonjë modeli të ri, prodhuesit nuk e bëjnë menjëherë të ditur çmimin e pajisjes, gjë që po ndodh edhe me Samsung Galaxy Mini. / Telegrafi /