Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor që mbahet sot në Sofje të Bullgarisë, në Prishtinë po shihet si ngjarje e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë integrimet evropiane.
Sipas analistëve politikë dhe atyre të integrimeve evropiane, Samiti i Sofjes ka për qëllim përafrimin mes shteteve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe forcimin e lidhjeve në infrastrukturë, në aspektin digjital dhe njerëzor.
Ndërsa, sipas Bashkimit Evropian, në këtë samit vendet pjesëmarrëse do të diskutojnë mundësitë që të punojnë së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta, si siguria, migracioni, zhvillimet gjeopolitike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Emrush Ujkani, profesor i të Drejtës Evropiane tha për Radion Evropa e Lirë se Samiti i Sofjes do të jetë një rikonfirmim se Ballkani Perëndimor, me gjithë vështirësitë dhe vonesat, do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Samiti i Sofjes që po mbahet është një moment i rëndësishëm. Është një rikonfirmim i ri se vendet e Ballkanit Perëndimor në një mënyrë ose tjetër do të jenë anëtare ose pjesë e Bashkimit Evropian. Nuk mund të flitet për data pasi që ajo më tepër i takon Komisionit Evropian të tregojë se ku kanë arritur vendet përkatëse, por unë mendoj që në aspektin politik është një veprim jashtëzakonisht domethënës dhe që do të lë gjurmë të veta në agjendën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor”, thotë Ujkani.
Edhe zyrtarët evropianë po e vlerësojnë këtë samit si jashtëzakonisht të rëndësishëm, pasi është i pari që nga Samiti i Selanikut, i cili ishte zhvilluar para 15 vjetësh.
Pjesë e Samitit të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Sofje do të jenë mbi 30 liderë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu, me gjithë sfidat organizative rreth pjesëmarrjes së Kosovës në këtë Samit për shkak të mosnjohjes së saj nga pesë vende anëtare të BE-së, megjithatë është siguruar edhe pjesëmarrja e Kosovës, e cila do të përfaqësohet nga presidenti, Hashim Thaçi.
Artan Murati, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë thotë se këto samite janë të rëndësishme dhe shërbejnë për të diskutuar perspektivën e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Qëllimi i prezantimit të këtyre samiteve është përafrimi mes shteteve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor si shtete që janë në proces për t’u anëtarësuar në BE. Janë një numër i shteteve të Ballkanit që kanë marrë statusin e shtetit kandidat dhe kemi Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën si kandidate potenciale. Ajo që synohet është që shtetet që janë në proces për t’u anëtarësuar në BE, t’i mbajnë të përkushtuara drejt këtij procesi dhe në një mënyrë t’u garantohet një bashkëpunim i mirëfilltë nga të dy palët”, thotë Murati.
Por, kur flitet vetëm për Kosovën në këtë mes, ai mendon se ka ngecje, të cilat vijnë për arsye të ndryshme. Kosova, sipas Muratit, viteve të fundit është fokusuar krejtësisht në dialogun me Serbinë dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, duke lënë anash shumë aspekte tjera të agjendës evropiane.
“Ne kemi dëgjuar një narracion të vazhdueshëm nga politikanët, përfshirë edhe kryeministrin se Kosova mund të aplikojë për statusin e shtetit kandidat në vitin 2018. Këtë e shoh si të pamundur në fazën që jemi edhe politikisht, por edhe në aspektin e përmbushjes së kritereve formale”.
“Bashkimi Evropian po vë edhe kushte tjera për vendet që synojnë BE-në, dhe kjo paraqet një sfidë për Kosovën. Kosova nuk ka një funksionim normal të institucioneve shtetërore, kemi probleme të theksuara me administratën publike e mos të flasim për çështjet tjera si ambienti, energjia, dhe çështjet tjera të rëndësishme”, thotë Murati.
Në fillim të këtij viti, Bullgaria ka marrë udhëheqjen e presidencës së Bashkimit Evropian, duke u bërë vendi i parë nga Ballkani që merr një pozitë të tillë për gjashtë muajt e ardhshëm.
Bullgaria është bërë pjesë e BE-së në vitin 2007, ndërsa tani pritet ta rrisë perspektivën për vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025