LAJMI I FUNDIT:

Salihu shpalos prioritetet e FFK-së për sezonin e ri

Salihu shpalos prioritetet e FFK-së për sezonin e ri

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, të mërkurën në një konferencën për media, ka shpalosur disa nga prioritetet e FFK-së para fillimit të kampionatit të ri.

Salihu, theksoi domosdoshmërinë e fillimit sa më të mirë të kampionatit të ri garues e ku kërkohen disa parakushte të nevojshme.

“E para këtë vit do të nis pararegjistrimi i lojtarëve dhe klubeve gjë që mundëson jo vetëm FFK-ja por të gjithë të dinë saktësisht se sa lojtarë dhe klube funksionojnë në Kosovë. Së këndejmi do tu kërkohet klubeve që këtë ta bëjnë në afat sa më optimal. Pastaj do të bëhet regjistrimi dhe licencimi i tyre i cili duhet të bëhet jo më larg se deri me 5 gusht. Duke zbatuar një vendim të KE që skuadrat e Superligës do të jenë të obliguara që ekipet e para t’i drejtojnë vetëm trajnerë me licencë ‘A’, FFK-ja në bashkëpunim dhe përkrahje të FSHF-së do të organizojë licencimin e trajnerëve që përmbushin kriteret dhe të pajisen me licencë ‘A’, kështu që më 7 korrik një grup i trajnerëve do të shkojnë në trajnim në Tiranë”, ka thënë Salihu.

Ai ka shtuar se, klubet do të jenë të obliguar që përmes sekretarëve të klubeve dhe për mes emailit zyrtar të klubeve të krijojnë komunikim të mirë dhe efikas ndërmjet FFK-së dhe klubeve.


Salihu thotë se “para se të licencohen klubet tash e tutje në FFK do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi, ku marrin obligimet e tyre që të organizohen dhe sillen në përputhje me aktet normative të FFK-së por edhe detyrimet që do të ketë FFK-ja ndaj klubeve”.

Me këto do të krijojmë parakushte për punë efikase dhe funksionim normal të të gjithëve. /KP/Telegrafi/