LAJMI I FUNDIT:

Salihi në dyshime ndaj Bosnjës

Salihi në dyshime ndaj Bosnjës

Hamdi Salihi ka marrë një dëmtim në stërvitjet me kombëtaren shqiptare dhe mund të mungojë në ndeshjen e 7 qershorit kundër Bosnjë dhe Hercegovinës.

Njëri nga sulmuesit kryesor të kuqezinjve ka futur në ankth trajnerin Josip Kuzhe. Duke qenë në formë të mirë, Salihi rrezikon të mos paraqitet në ndeshjen e radhës vendimtare në udhëtim te Bosnja.

Megjithatë ende nuk dihet nëse ai do të jetë i gatshëm të paraqitet në Zenicë ose jo dhe gjithçka do të kuptohet pas analizave të sotme.

Salihi ka realizuar 20 gola këtë sezon me Rapidin e Vjenës, ndërsa shënoi edhe dy gola vendimtar me kombëtaren në këto eliminatore të vlefshme për Euro 2012. Salihi ishte heroi i Shqipërisë në ndeshjen me Bjellorusinë më 26 mars, duke shënuar golin vendimtar, ashtu siç bëri me Luksemburgun më 7 shtator. /BW/Telegrafi/