LAJMI I FUNDIT:

Saliagiq në pritje të ofertave

Saliagiq në pritje të ofertave

Sulmuesi Suad Saliagiq ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Ish futbollisti i Prishtinës dhe Trepçës ’89, është lojtar i lirë dhe akoma nuk është përcaktuar se në cilën skuadër do të vazhdojë karrierën.

Saliagiq i ka thënë KosovaPress-it, se është duke pritur ofertat nga klubet e ndryshme të Kosovës. Ai thotë se deri tash Istogu dhe Feronikeli kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

“Kam pasur bisedime me Istogun dhe Feronikelin, por s’ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Jam duke pritur ofertat nga klubet tjera”, ka thënë Saliagiq.

Ai thotë se do të firmos për atë skuadër e cila ofron kushte më të mira. Saliagiq pohon se ndihet mirë dhe i gatshëm për sfidat e reja.


“Jam duke u stërvitur dhe ndihem mirë. Unë jam i gatshëm për sfidat e reja. Ajo ofertë e cila do të jetë më e përshtatshme do ta pranojë”, ka theksuar Saliagiq.

Ai mendon se brenda pak ditësh do të vendoset e ardhmja e tij. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori