Nënkampionia e re e Superligës së Kosovës do të dëshpërohet në fund të këtij edicioni.
Kjo pasi përveç që do ta humbë luftën për titull të kampionit, skuadra që përfundon në vendin e dytë nuk do të mundë të marrë pjesë në edicionin e radhës së garave evropiane. UEFA ka konfirmuar për “Zërin” se vetëm kampioni i Kosovës do të mundë ta kërkojë Ligën e Kampionëve, kurse fituesin e Kupës shtetërore e pret Europa League
UEFA ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se në edicionin e radhës së garave evropiane do të marrin pjesë dy klube nga Kosova, normalisht nëse ato i përmbushin kriteret elementare që i kërkojnë rregullat e shtëpisë së futbollit evropian.
Kampioni i Kosovës do të luajë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, kurse fituesi i Kupës do të marrë pjesë në kualifikimet për Europa League.
Në fakt në edicionin e kaluar kampioni, Feronikeli, dhe fituesi i Kupës, Prishtina, kishin mundësinë për të dalë në Evropë, por e kishin humbur atë për shkak se nuk i kishin përmbushur kriteret për të garuar.
Kurse Hajvalia nuk e kishte fare këtë mundësi, pavarësisht pritjeve si rrjedhojë e paralajmërimeve të FFK-së se edhe nënkampionia do të ketë të drejtë garimi në Evropë, shkruan sot gazeta Zëri.
Kështu sivjet Trepça ’89, Prishtina, Llapi e Feronikeli po luftojnë me të madhe për titull të kampionit, por vetëm njëra prej tyre do të dalë në Evropë, pra skuadra që shpallet kampione. Për nënkampionin e ri nuk ka shpresa. Të tjerat skuadra duhet ta kërkojnë Kupën për ta shijuar Evropën.
“Kampioni do ta nisë aventurën në garat evropiane nga rundi i parë, respektivisht në Ligën e Kampionëve. Ndërsa fituesi i Kupës do të nisë po ashtu nga rundi (rrethi) i parë në Europa League”, ka deklaruar UEFA për “Zërin”.
Skuadrat që fitojnë dy trofetë kryesorë në futbollin kosovar dhe kualifikohen në gara evropiane do të shpërblehen sërish nga UEFA.
Para pak kohësh UEFA shpërbleu kampionin e edicionit të kaluar, Feronikelin, me 220 mijë euro, kurse fituesen e Kupës, Prishtinën, e shpërbleu me 215 mijë euro.
Këtu dy klube do të mundë të merrnin edhe mjete të tjera nga UEFA sikur t’i përmbushnin kriteret dhe të startonin në gara evropiane, në të cilat UEFA ndan para për çdo rreth garues, varësisht nga ecuria.
Disa klube kosovare kryesisht janë dhënë pas organizimeve të brendshme dhe përforcimeve për të fituar trofe në mënyrë që të kualifikohen në Evropë.
Por, kanë lënë anash përmbushjen e kritereve që kërkon UEFA. Kurse, Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon të mos i obligojë që t’i përmbushin kritere, gjë që nuk e ka bërë as para anëtarësimit në UEFA e FIFA.
Por, të pakta janë klubet që po mundohen të bëjnë gjëra të mira, pasi pjesa dërrmuese e tyre nuk po mund t’ia dalin pa para.
Kohëve të fundit janë shtuar rastet e bojkotimit të ushtrimeve, por edhe të ndeshjeve kampionale nga ana e futbollistëve, të cilëve po u vonohen rrogat me nga dy-tre muaj.
Ndërsa, ka klube që rrezikojnë edhe të shuhen shkaku i krizës ekonomike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

UEFA me dënim të rëndë për gjyqtarin anglez

Klopp deshi ta zëvendësonte Salahun me njërin nga dështimet më të mëdha të Ligës Premier

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Rivaldo tregon se ku qëndron problemi kryesor i Hansi Flickut tek Barcelona

Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet