LAJMI I FUNDIT:

Sa kanë shpenzuar partitë politike në Maqedoni gjatë fushatës!

Sa kanë shpenzuar partitë politike në Maqedoni gjatë fushatës!

Partitë politike në fushatë kanë shpenzuar dy herë më shumë para sesa kishin të ardhura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të ardhurat e përgjithshme të të gjithë partive politike arrijnë 88,314,902 denarë (1,436,015 milionë euro), ndërsa shpenzimet ishin 195,501,767 denarë (3,178,890 milionë euro), sipas “Transparencës Maqedoni”. Këto janë rezultatet e marra nga mbikëqyrja e shpenzimeve të partive politike në periudhën nga 1 deri 9 dhjetor dhe nga analiza e raporteve të dyta financiare që partitë politike i kanë paraqitur deri te autoritetet.

Shumica e pjesës së shpenzimeve të partive politike i kanë pasur për reklamat e fushatës televizive, mitingje, takime me qytetarët dhe për të shtypjen e materialeve propaganduese. Megjithatë, nuk dihet shuma e shpenzuar për reklamat online.


OBRM-PDUKM ka reklamuar më shumë, kurse LSDM-ja edhe pse më pak ka reklamuar, ka paguar më shumë.

Është i madh dallimi midis të ardhurave të përgjithshme (294,825 euro) dhe shpenzimet (1,905,898 milionë euro) i OBRM-PDUKM dhe Koalicioni për jetë në Maqedoni.

Nga “Transparenca Maqedoni”, vlerësohet se partitë politike më së shumti kanë shpenzuar nga ajo çfarë kanë paraqitur. Megjithatë, ajo do të përfundojë pas mbylljes së faturës zgjedhore, 30 ditë pas zgjedhjeve, dhe pas dorëzimit të raportit përfundimtar financiar.

Raporti financiar nuk ka dorëzuar PPD-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori