LAJMI I FUNDIT:

Sa kalori i humbim me një klikim?

Sa kalori i humbim me një klikim?

Nuk ka mund të kotë, pohon një hulumtues japonez, i cili ka zbuluar që edhe me ndihmën e miut të kompjuterit njeriu mund të humbë në peshë.

Në librin “Shndërroni gjithçka në kalori”, i cili është botuar para pak kohësh në Japoni, ai pohon se me secilin klikim humbim 1,42 kalori. Këtë rezultat e ka fituar në bazë të madhësisë dhe peshës mesatare të gishtit tregues dhe forcës së nevojshme që ai të vihet në lëvizje.

Ai ka llogaritur se mesatarisht harxhojmë 16,7 mikromolë të ATP-së (Adenozinë, Trifosfat, molekulë e cila transporton energjinë brenda qelizave) për të lëvizur një gram muskuj në sekondë.

Meqë të gjithë muskujt e nevojshëm për ta lakuar gishtin tregues peshojnë 11,7 gramë, me rastin e klikimit në mi harxhojmë 195 mikromolë të ATP-së, ose 1,42 kalori. Pra, nëse klikoni me energji të mjaftueshme, hamburgerin që e keni ngrënë do ta digjni "saora" me 350 mijë klikime.
/Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori