Sa dhe si e sfidon krimi i organizuar Kosovën?
Krimi i organizuar përfaqëson krim të rëndë të kryer nga një grup kriminal i strukturuar për të përfituar drejtpërdrejtë apo tërthorazi dobi pasurore e financiare. Grup kriminal konsiderohet grupi i strukturuar i përbërë prej tre ose më shumë personave, me ose pa ndarje strikte të roleve të tyre, i formuar në një kohë të caktuar dhe i cili vepron në bashkëpunim me synim të kryerjes së një apo më shumë krimeve të rënda me qëllim të përfitimit material.
Në kuptimin ligjor krim i rëndë konsiderohet vepra penale për të cilën është parashikuar dënimi me burgim prej të paktën katër vjet. Grupin kriminal, si rregull e karakterizon fakti i ekzistimit të një strukture organizative që, në të shumtën e rasteve, disponon me një plan të detajuar kriminal dhe që ka hierarki e që vepron nën autoritetin e fuqishëm të udhëheqësit, ku disponon rregulli, rendi dhe disiplina, përgjegjësia dhe solidariteti i anëtarëve si dhe ruajtja e fshehtësisë së veprimit – mos zbulimit të organizatës dhe mos tradhtisë ndaj udhëheqësit.
Në kushtet aktuale, krimi i organizuar vazhdon t’i shkaktojë dëme të mëdha njerëzimit. Këto dëme vlerësohet se arrijnë në miliarda dollarë për çdo vit. Së këndejmi, me qëllim të realizimit të një lufte më efikase kundër kësaj forme të kriminalitetit Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vitin 2000 ka aprovuar Konventën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Të këtij qëllimi duhet parë edhe trajtesat juridike të shumë aspekteve që ia bën krimit të organizuar Këshilli i Evropës. Ndërsa në Kosovë çështja e krimit të organizuar ka gjetur trajtim adekuat në kuadër të zgjidhjeve që adreson Kodi Penal i Kosovës.
Në Ballkanin Perëndimor krimi i organizuar përfaqëson një fenomen tejet shqetësues. Ky shqetësim tashmë ka tejkaluar kufijtë e këtyre vendeve- opinionit publik e profesional të tyre. Një shqetësim i tillë është rrjedhojë e pranisë relativisht të lartë të këtij krimi në këtë pjesë të Evropës. Shqetësimi sa i përket dukurisë në rritje të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor përgjithësisht dhe në Kosovë veçanërisht, përveç tjerash, është shprehur edhe përmes një sërë raportesh e mesazhesh që i kanë dhënë e publikuar organizata të ndryshme ndërkombëtare e vendore dhe personalitete me ndikim në jetën publike. Të tilla, ndër të tjera konsiderohen:
1. Deklarata e dhënë kohë më parë nga Komisioni Evropian sipas të cilës ky Komision për vitin 2012 ka vendosur në listën e prioriteteve çështjen e sundimit të ligjit, me theks të veçantë luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.
2. Të dhënat e Raportit të COG sipas të cilave krimi i organizuar parqet kërcënimin më të madh për demokracinë evropiane.
3. Prononcimi i Komandantit të Krahut Jugor të NATO-s z. Mark Fitzgerald sipas të cilit Kosovën askush nuk e rrezikon nga jashtë, por kërcënimet më të mëdha për sigurinë e saj janë krimi i organizuar dhe korrupsioni.
4. Informata e prezantuar në “Ekonomisti” që mban datën 11 korrik 2011 sipas të cilës krimi i organizuar dhe korrupsioni vazhdojnë të jenë pengesë për Kosovën dhe Rajonin në procesin e integrimeve evropiane.
5. Të dhënat kanë rezultuar nga tryeza e organizuar në Prizren më 29 shtator 2011 nga ana e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe Transparency International Kosova (TIK) në të cilën ishin prezentë përfaqësues të lartë të institucioneve qendrore e lokale dhe të shoqërisë civile sipas të cilave shkalla e prezencës së krimit të organizuar në Kosovë rezulton të jetë shqetësuese.
6. Deklarata e dhënë nga Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel gjatë vizitës së shkurtër që i bëri Kosovës gjatë muajit dhjetor 2011 sipas të cilës krerët e lartë të institucioneve të Kosovës kanë përgjegjësinë kryesore për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.
7. Perceptimi i opinionit publik të Kosovës sipas të cilit shkalla e krimit të organizuar në vend është e lartë dhe shqetësuese.
Krimi i organizuar kryesisht manifestohet te këto lloje të veprave penale: trafiku i drogës, trafikimi i qenieve njerëzore, kontrabanda e armëve dhe municioneve,kontrabanda e mallrave, tregtia me vepra të artit e kulturës, kontrabandimi i emigrantëve, larja e parave, falsifikimi i parave, reketizmi etj.
Në mungesë të të dhënave të plota, në kuadër të këtij artikulli, do të prezantohen vetëm disa të dhëna parciale lidhur me prezencën e krimit të organizuar në Kosovë. Kështu, sipas të dhënave të bëra publike vetëm gjatë periudhës janar – maj 2011 Policia e Kosovës ka konfiskuar: 18 kg., e 499 gr., heroinë; 67 kg., e 218 gr., marihuanë; 2 kg., e 548 gr., kokainë dhe 133 bimë kanabis, në lidhje me të cilat ka arrestuar 178 persona. Gjatë periudhës së njëjtë zyrtarët policor të këtij institucioni kanë arrestuar 23 persona për trafikim me qenie njerëzore. Gjatë viteve 2004 – 2010 janë kryer 108 vepra penale të kontrabandimit me emigrantë në lidhje me të cilat janë akuzuar 188 persona, Ndërsa, vetëm në fillim të këtij viti Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona për falsifikim të 80 mijë dollarëve amerikanë.
Të dhënat e përdorura dëshmojnë se mbi 70% e personave të dyshuar e të akuzuar veprat penale të sipërcekura i kanë kryer në kuadër të bashkëpunimit kriminal. Këto të dhëna, edhe pse shumë parciale, dëshmojnë se vlerat e Kosovës dhe qytetarëve të saj të mbrojtura me legjislacionin në fuqi vazhdojnë të atakohen, madje shpesh, nga ky lloj kriminaliteti.
Kryesit e krimit të organizuar i karakterizon shkathtësia për tu lidhur me individ e grupe kriminale pavarësisht përkatësitë e tyre nacionale, bile edhe atëherë kur midis shteteve nga ata vijnë ekzistojnë divergjenca të mëdha sa i përket çështjeve të caktuara politike ose kanë qenë në luftë më parë (shembull tipik paraqesin rastet e bashkëpunimit të kriminelëve shqiptar e serbë në pjesën veriore të Kosovës dhe më gjerë) dhe me zyrtarë shtetërorë.
Lidhja me zyrtar publik kryesisht ndeshet në lëmin e sistemit të doganave, por edhe në fushat tjera, sidomos në atë të tenderimeve, sektorët e lëshimit të lejeve e licencave etj., ku lidhja kryesisht sajohet përmes korrupsionit etj. Në këto raste pasojat janë shumë më të madha sepse interesimi i shtetit për të luftuar këtë kriminalitet mungon ose zbehet në përmasa të mëdha.
Krimi i organizuar, më shumë se asnjë lloj tjetër i kriminalitetit dëmton buxhetin e shtetit. Ky dëmtim manifestohet përmes mundësimit të depërtimit në vend të mallrave të shteteve të huaja pa paguar doganë, ose me pagesa minimale që tejkalojnë kriteret e vendosura, dhënie të lejeve e licencave nën çmimin real, kryerje të shërbimeve e punëve të karakterit publik me kualitet të dobët etj. Si i tillë, ky kriminalitet paraqet pengesë për investimet ekonomike, ndërtimin e infrastrukturës, privatizimin e ligjshëm të ndërmarrjeve publike, përmirësimin e pozitës materiale të punonjësve të cilët financohen nga buxheti i shtetit, pensionistëve dhe atyre me nevoja sociale. Këto pasoja në mënyrë më të ashpër godasin shtetet që kanë buxhete të vogla, dhe të pakonsoliduara sa duhet, siç është rasti i Kosovës. Në fakt, përjashtuar rastet tjera, vetëm nga kontrabanda e mallrave ne veri Kosovës i dëmtohet buxheti për dhjetëra miliona dollarë për çdo vit.
Krimi i organizuar manifeston pasoja të mëdha edhe në relacion me biznesin privat. Kryesit e këtij lloji të kriminalitetit përmes kërcënimeve e shantazheve për pagesë reketi, eliminim të konkurrencës etj., detyrojnë shumë pronarë firmash të mbyllin bizneset e tyre, ose e sjellin afarizmin e tyre buzë ekzistencës. Kjo determinon zvogëlimin e të punësuarve në këtë sektor, zvogëlimin e të hyrave të shtetit si pasojë e rënies së nivelit së taksave që paguhen në buxhetin shtetëror nga ky sektor, pengesë në zgjerim të investimeve etj. Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare lidhur me shkallën e prezencës së këtij lloji të kriminalitetit në këtë sektor, të dhënat që ekzistojnë lidhur me nivelin në rritje të shuarjes së bizneseve private mund të jenë një dëshmi se ai, në disa mjedise të vendit, përkatësisht e segmente, është i pranishëm në përmasa relativisht të mëdha.
Së këndejmi, rezulton konstatimi se krimi i organizuar po ndikon pashmangshëm në thellimin e krizës ekonomike. Kjo kizë është evidente dhe ajo po manifestohet përmes ngritjes së vazhdueshme të çmimeve në treg, sidomos të artikujve themelor jetësor, rritje të numrit të të papunëve, ngritje të nivelit të varfërisë- çështje që vihet në dukje përmes ngritjes së përqindjes së popullsisë që aktualisht jetojnë në kushte të varfërisë ekstreme dhe asaj të zakonshme si dhe të numrit të personave që bien në nevojë sociale.
Krimi i organizuar shkakton edhe pasoja të shumta politike. Ai në shumë vende të botës ka ushtruar ndikim vendimtar në paraqitjen e krizave qeveritare. Në ato vende janë duke u zhvilluar një sërë hetimesh penale dhe procesesh gjyqësore, kundër ish udhëheqësve dhe personaliteteve tjera në pushtet nga të cilat janë vërtetuar transaksione të paligjshme të kryera për qëllime të përfitimeve personale ose grupore. Në relacion me Kosovën prezenca në nivelet e tanishme të krimit të organizuar, përveç mundësisë së ndikimit në shfaqjen e krizave qeveritare, ky lloj kriminaliteti rrezikon seriozisht perspektivën evropiane dhe ndërkombëtare të vendit, duke ndikuar në procesin e liberalizimit të vizave, integrim të vendit në BE, OKB e institucione të tjera të rëndësishme si dhe në izolimin konsekuent që po vazhdon. Padyshim, se një gjendje e tillë do të efektojë edhe vonesën e zbatimin e reformave politike e institucionale për të cilat ka nevojë jetike vendi.
Përveç pasojave socio- ekonomike e politike krimi i organizuar shkakton edhe pasoja psikologjike. Fakti se ky lloj kriminaliteti arrin të depërtojë dhe të lidhet me qarqe të larta të pushtetit ndikon që te një pjesë e opinionit publik e profesional të krijohet përshtypja se ai është i pamposhtur. Kjo përshtypje në relacion me Kosovën veç është krijuar sa i përket korrupsionit, por jo vetën më relacion me te.
Më në fund, krimi i organizuar ndikon edhe në shtimin e formave tjera të kriminalitetit në vend. Kjo gjendje është prezent te të gjitha shtetet ku ky lloj krimi shënon paraqitje të niveleve të larta. Në ato vende, për arsye se persona zyrtar janë përfshirë në këto krime, shteti tregohet i painteresuar që të luftoj këtë lloj krimi dhe jo vetëm atë. Në çdo rast, ky lloj kriminaliteti dikton shtimin e krimeve të dhunës, sidomos të vrasjeve që motivohen nga “nevoja” për të eliminuar ata që vlerësohen se janë pengesë në rrugën e lulëzimit të këtij krimi, të konkurrentëve qofshin ata ekonomikë apo politik etj. Rastet e disa aktakuzave të ngritura dhe proceseve gjyqësore që janë zhvilluar në Kosovë në vitet e fundit mund të shërbejnë si sinjal i ekzistimit të motiveve të tilla edhe në rastet e disa vrasjeve të kryera gjatë dhjetëvjetëshit të fundit e që kanë mbetur akoma të pasqaruara.
Përballë kësaj gjendje, është detyrë ligjore e akterëve kryesorë institucional që të ndërmarrin çdo masë të lejuar me ligj dhe kështu të marrin mbi vete përgjegjësinë që kanë për luftimin e krimit të organizuar dhe të gjitha formave të tjera të kriminalitetit në Kosovë, në mënyrë që vendit t’i hapen perspektivat e sundimit të ligjit, zhvillimit të demokracisë dhe integrimit rajonal e ndërkombëtar të saj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike
![LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurtilogo-780x439.jpg)
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/3-14-780x439.jpg)
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe