Moska nuk lë pikë dyshimi se si president të ardhshëm amerikan preferon republikanin Donald Trump.
Vladimir Putini shpreson për dialog. Kështu thotë ai. Dialog në vend të diktatit. Presidenti rus u ankua më 12 tetor në një forum ekonomik në Moskë. “Është e vështirë të zhvillosh dialog me administratën ekzistuese amerikane. Dialog praktikisht nuk ka. Ajo formulon kërkesat e saj, dhe insiston se që ato të përmbushen. Ky nuk është dialog. Kjo është një diktat” tha uUdhëheqësi i Kremlinit, që ishte dukshëm i zemëruar.
“Faktori rus” në fushatën zgjedhore amerikane
Për vëmendjen që ka marrë ai dhe politikat e tij në fushatën zgjedhore të SHBA-së, Putini nuk pse të ankohet. Ai madje kritikon të dy kandidatët për “faktorin e panevojshëm negativ rus” dhe e quan këtë dritëshkurtër. Disa ditë më parë Putin tha në konferencën e njohur “Valdaj” në jug të Rusisë në Soçi deklaroi: “A beson vërtetë seriozisht dikush se Rusia mund të ndikojë tek zgjedhjet e popullit amerikan? A është Amerika një republikë bananesh? Amerika është një fuqi e madhe”.
Dhe këtë fuqi të madhe Rusia nuk e do aspak. Deri në 80 për qind e të anketuarve nga qendra e pavarur Levada e shohin SHBA-në “tejet negativisht”. Edhe pse toni i propagandës antiamerikane në televizionin rus është bërë më i butë, politika amerikane si e tërë paraqitet si kërcënuese. Është interesante që edhe pse rusët e shohin si armike Amerikën si shtet, ata nuk i shohin si të tillë qytetarë e thjeshtë amerikanë. Mjaft i preferuar është në Rusi me sa duket një qytetar i SHBA-së: Donald Trump.
Sipas një sondazhi 38 për qind e rusëve mendojnë se ai do të jetë një president më i mirë sa i takon Rusisë. Vetëm 9 për qind votuan për Hillary Clinton.
Trumpi gjithnjë e më i ftohtë ndaj Moskës
Por miliarderi ekscentrik nga teksasi nuk po shprehet tani me aq simpanti sa në fillim kundrejt Moskës. I pyetur në një veprimtari elektroale në Nevada se përse atij i pëlqen Putini, Trump tha, se ai as e pëlqen dhe as e urren presidentin rus. Duke shtuar në mënyrë enigmatike: “Ndoshta do të kemi marrëdhënie të mira. Ndoshta do të kemi marrëdhënie të tmerrshme. Por ndoshta do të kemi ndonjë gjë të ndërmjetme.
Trump madje së fundi e quajti operacionin ushtarak në Siri si shkelje të marrëveshjes, duke përdorur fjalë të qarta ndaj Putinit. Pra në rast se Putini nuk i dëgjon ato, Rusia do të bëjë sërish të njëjtin gabim, si shpesh në marrëdhëniet me SHBA-në, shkruan gazetari Sergej Strokan në gazetën e Moskës “Kommersant”.
Ai kujton ndër të tjera lidhjen miqësore mes Putinit dhe Xhorxh Bushit dhe faktin që megjithëse Putini qe ftuar për vizitë në fermën private të Bushit në Teksas, amerikanët marshuan në Irak kundër vullnetit të Rusëve. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikan, do të gjejmë armë tjera

Një grevë njëditore shkakton anulimin e shumicës së fluturimeve në aeroportet në të gjithë Gjermaninë

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme – OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa