Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shfrytëzoi një fjalim në një paradë ushtarake, në përkujtim të fitores së aleatëve mbi Gjermaninë Naziste, të bëjë trysni mbi vendet perëndimore që të rreshtohen përkrah qasjes së Moskës në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar, duke thënë se ishte përçarja që i mundësoi forcave të Adolf Hitlerit të tërbohen gjithandej Evropës dhe të kërcënojnë planetin.
Duke folur në paradën në Sheshin e Kuq, më 9 Maj, ditë kjo të cilën Rusia e kremton me pompozitet të madh si një Ditë të Fitores, Putin tha se Bashkimi Sovjetik meriton mirënjohjen më të madhe për mundjen e Nazistëve në vitin 1945 dhe se pasiguria në botë sot kërkon që Rusia të forcojë ushtrinë e saj.
“Tragjedia monstruoze” e Luftës së Dytë Botërore nuk u parandalua “para së gjithash për shkak se ideologjia kriminale e superioritetit racor u mundësua të bëhet, për shkak të mos unitetit në vendet udhëheqëse të botës”, tha Putin në fjalën e tij, që u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.
Gjermania Naziste “bëri goditjet më të forta mbi Bashkimin Sovjetik…por nuk kishte, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë një forcë që do ta nënshtrojë popullin tonë”.
“Nuk do ta harrojmë kurrë se saktësisht ishin baballarët tanë, gjyshërit dhe stërgjyshërit të cilët arritën të sjellin lirinë në Evropë dhe paqen e shumëpritur në planet”, tha ai, duke përmendur pak ose aspak kontributin e SHBA-së, Britanisë dhe të aleatëve të tjerë perëndimorë në fitoren ndaj Gjermanisë.
“Jeta kërkon që forcat tona të armatosura të forcohen edhe më shumë që të jetë të afta të luftojnë kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe neo-nazizmit”, tha Putin. “Forcat e Armatosura të Federatës Ruse janë të afta të përballen me çdo lloj sfide – por për ta luftuar terrorizmin, është i nevojshëm konsolidimi i gjithë bashkësisë ndërkombëtare”.
Putin, që gjendet në pushtet si kryeministër ose president që prej vitit 1999, i ka akuzuar shumë shpesh SHBA-në dhe vendet e tjera perëndimore për zbatimin e standardeve të dyfishta në përpjekjet e tyre që të luftojnë terrorizmin dhe madje në disa raste edhe për, siç është thënë, përzierje me militantët me qëllim që të dobësojnë Rusinë. Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera i kanë kundërshtuar me forcë këto akuza.
Parada në Sheshin e Kuq, me trupat që marshuan dhe me paraqitjen e armatimit të rëndë në hapësirën me kalldrëm jashtë Kremlinit, ishte thelbi i festimeve masive të organizuara nga shteti në mbarë vendin.
Avionët luftarakë nuk fluturuan mbi Moskë, për shkak të shqetësimeve rreth motit të lagësht, që vazhdoi përkundër përpjekjeve të kushtueshme për të shpërndarë retë.
Rreth 27 milionë ushtarë sovjetik dhe qytetarë janë vrarë në Luftën e Dytë Botërore dhe disfata e nazistëve në vitin 1945 shihet me krenari të madhe nga miliona vetë në Rusi, ku pak familje kanë mbetur të paprekura nga lufta.
Tradicionalisht Putini shfrytëzon adresimin e tij në paradën e Ditës së Fitores, për të bërë thirrje për unitet brenda Rusisë dhe për bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar kundër terrorizmit, shpeshherë në mënyrë implicite ose të tërthortë për të kritikuar perëndimin.
Kritikët e Kremlinit thonë se qeveria e Putinit përdor festimet që të ushqejë patriotizmin dhe të dërgojë sinjale gjeopolitike por pak i kushton vëmendje nevojave të veteranëve të moshuar. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga ‘sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës’

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa