LAJMI I FUNDIT:

Rusia do e zvogëlojë numrin e kozmonautëve

Rusia do e zvogëlojë numrin e kozmonautëve

Rusia ka propozuar zvogëlimin e numrit të kozmonautëve në Qendrën Ndërkombëtare të Hapësirës nga tre në dy kozmonautë, një plan që NASA është duke e studiuar për të kuptuar nëse kjo paraqet ndonjë rrezik për pjesëtarët e tjerë të Qendrës.

Rregullisht, ekipi prej gjashtë pjesëtarëve jetojnë në qendrën në fjalë. Kenneth Todd nga NASA ka thënë mbrëmë se Rusia së fundi iu ka thënë partnerëve të Qendrës në fjalë që është duke e shqyrtuar zvogëlimin e kontributit të saj për të kursyer buxhet.

Plani rus do të zbatohej prej vitit të ardhshëm, raporton Interfax. Todd ka thënë se Rusia ka qenë e zotuar ndaj programit aktual deri në vitin 2024, ndërsa tani NASA është e shqetësuar me rreziqet e mundshme nga zvogëlimi i stafit.


“Ne do e shqyrtojmë këtë… Do e shikojmë nga këndvështrimi i çfarëdo rreziku që i bëhet programit”, ka thënë ai dhe ka shtuar se “para së gjithash, po mendoj rrezikun ndaj ekipit në bord dhe qendër”, transmeton Evropa e Lirë.

NASA do të bëjë përpjekje që të merret vet me stafin, apo t’iu sqarojë atyre pse zvogëlimi i stafit është gjë e keqe.

Prej vitit 2000, qendra rregullisht ka funksionuar me grupe të astronautëve që janë ndryshuar çdo gjashtë muaj.

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Evropa
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Bosnja
Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Botë
Lëndohet një grua gjatë përleshjes mes protestuesve dhe sigurimit e policisë, para ndërtesë së Komunës së Beogradit

Lëndohet një grua gjatë përleshjes mes protestuesve dhe sigurimit e policisë, para ndërtesë së Komunës së Beogradit

Serbia
Kalo në kategori