Një kohë të gjatë mendohej se nëse çmimet e naftës bien, atëherë elita ruse në pushtet mund të gjejë veten në telashe. Tash, çmimet e naftës kanë rënë shumë, rreth 2/3 nga vlera që kishin në muajin gusht. Çfarë do të thotë kjo për sundimtarët e Rusisë?
Kur çmimet e naftës ranë ndjeshëm, nga 30 dollarë për fuçi nga fundi i vitit 1985, në vetëm 10 dollarë nga mesi i vitit 1986, ato e gjymtuan ekonominë sovjetike dhe e përshpejtuan shpërbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik vetëm 5 vjet më vonë.
Tash, kur çmimet e naftës së papërpunuar sërish ranë nga afro 150 dollarë për fuçi në korrik, në rreth 50 dollarë sa janë sot, elita politike e Rusisë duket qartë se është e shqetësuar.
Shtrohet pyetja – a mundet 2008-ta të përsërisë 1986-ën?
Është tepër herët të thuhet se Rusia është buzë jostabilitetit serioz politik dhe askush nuk sugjeron se Rusia është në prag të shpërbërjes. Por, Steven Pifer, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, i cili aktualisht është bashkëpunëtor i lartë në Institutin Brookings, vëren se rënia e shpejtë e të ardhurave, seriozisht mund ta minojë legjitimitetin e regjimit.
"Përderisa nafta dhe paratë vazhdojnë të rrjedhin, kjo i jep Qeverisë ruse mundësinë për ta mbajtur rritjen e standardit jetësor. Më duket se tash ky është fokusi i shumicës së njerëzve në Rusi. Por, kur të ardhurat nga nafta dhe gazi bien, atëherë shtrohet pyetja se çfarë do të bëjë qeveria?", thotë Pifer.
Përkundër petrodollarëve të shumtë që ka arkëtuar, sistemi i Vladimir Putinit po tregon dobësi. Shenjat se ekonomia ruse është në telashe të thella, janë të dukshme gjithandej – nga rënia dramatike prej 70 % e aksioneve në bursat, e deri te problemet e prodhuesve të mëdhenj të automjeteve.
Rënia ekonomike po fillon të shkaktojë edhe kryengritje në rajonet, ku për herë të parë elitat lokale po shfaqin shenja të sfidimit të autoriteteve qendrore në Moskë.
Një grup i kompanive private të naftës në Tataristan është kërcënuar ta ndërpresë prodhimin në qoftë se Qeveria ruse nuk i përjashton ata nga taksat e prodhimit dhe detyrimet e eksportit, derisa të stabilizohen çmimet e naftës.
Më 19 nëntor, kryebashkiaku i Moskës, Yuri Luzhkov, e zemëroi Kremlinin kur bëri thirrje që udhëheqësit rajonalë të zgjidhen drejtpërdrejt, gjë që do t’u jepte më shumë pavarësi.
Marshall Goldman, profesor i ekonomisë së Rusisë në Kolegjin Wellesley, dhe autor i librit "Petroshteti: Putini, Pushteti dhe Rusia e Re", thotë se kërkesat e tilla mund të shpeshtohen në kohën kur rënia ekonomike po e dobëson autoritetin e Kremlinit.
"Rajonet e pasura me naftë do të thonë: Na duhet që të ardhurat t’i mbajmë këtu. Përse duhet t’i mbështesim rajonet që janë parazite", thotë Goldman.
Por, me një opozitë të dobët dhe me një opinion, i cili ka qenë kryesisht pasiv më shumë se një dekadë, mbetet e paqartë nëse kohët e vështira ekonomike që po duken në horizont, do të rezultojnë me kërkesa për ndryshime politike.
"Në qoftë se qeveria dështon ta ruajë gjendjen ekonomike, atëherë nuk e di se si do të reagonte publiku rus. Ata nuk e kanë treguar veten në 10-12 vjetët e fundit se kanë ndonjë zell të madh për ndryshime”, thotë Steven Pifer, nga Instituti Brookings. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Bojkot të supermarketeve në Ditën e Konsumatorit, Kaçaniku: Ka shumë abuzime me çmime

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës