Stina e nxehtë e verës ka ardhur, me të edhe ankesat e gjendjes shëndetësore. Është shumë e natyrshme që të tregojmë kujdes të veçantë për shëndetin, të shfletojmë e lexojmë shumë këshilla mjekësore në lidhje me atë se çfarë duhet të konsumojmë, kur duhet t’i ekspozohemi diellit, cilat janë pasojat, etj.
Për këtë dhe shumë pyetje tjera, Telegrafi ju sjell intervistën me nutricionistin dhe mjekun e sportit Agron Rexhepi, MD,PhD, i cili me shumë kujdes jep këshilla se si duhet të kujdesemi në stinën më të nxehtë të vitit.
Sa ndikon nxehtësia e lartë e stinës së verës në organizmin e njeriut?
Pas ditëve të ftohta me ardhjen e verës që të gjithë dëshirojmë që sa më shumë kohë të kalojmë në diell. Mirëpo përveç efekteve pozitive që ka diellorja qëndrimi i gjatë dhe jo mirë i kontrolluar në diell mund të sjell probleme të mëdha shëndetësore. Në temperaturat e jashtme të larta organizmi i njeriut me qëllim të ftohjes dhe ruajtjes së temperaturës trupore relativisht konstante reagon me rritje të djersitjes trupore. Ndikim frenues në funksionimin e këtij mekanizmi mund të kenë shumë faktorë të jashtëm siç janë: mosha, kompozicioni i trupit, mungesa e lëngjeve (dehidrimi apo hidratimi i pamjaftueshëm), përdorimi i veshjeve të papërshtatshme, disa sëmundje kronike(p.sh hipertireoidoza, diabeti), si dhe përdorimi i disa medikamenteve mjekësore(p.sh diuretikët).
Cilat janë ato pasoja?
Pasojat më të shpeshta që vijnë si rezultat i ekspozimit të trupit temperaturave të larta janë:
• Goditja nga dielli;
• Goditja nga nxehtësia;
• Djegiet e lëkurës;
• Helmimet alimentare që manifestohen me diarre;
• Përkeqësimi i disa sëmundjeve kardio-vaskulare;
• Dëmtimet në sy,etj.
Çfarë duhet të bëhet për t’i evituar këto?
• Duhet kushtuar një rëndësi të posaçme hidratimit të mjaftueshëm të organizmit;
• Të hahet ushqimi i posa përgatitur dhe mirë i ekuilibruar, jo shumë kalori dhe të jetë i pasur me ujë(20-40% e hidratimit të përgjithshëm të organizmit bëhet kryesisht gjatë marrjes së ushqimeve të lëngëta: pemë dhe perime);
• Ushqimet të ruhen në frigorifer;
• Të mos i ekspozohemi drejtpërdrejt diellit sidomos nga ora 11-17;
• Ekspozimi në diell të bëhet në mënyrë graduale në orët e paradites dhe pasdites së vonshme;
• Të vishen rrobat e gjëra, nga pambuku dhe me ngjyra të çeltë;
• Të mbahet ambienti ku qëndrojmë sa më freskët (temp jo më shumë se 25-27 C0 dhe jo më pak se 5C0 krahasuar me temperaturat e jashtme);
• Të pihet uji në sasi të mjaftueshme dhe herë pas here të freskohet trupi me ujë;
• Të evitohen pijet alkoolike, të sheqerosura dhe me kafeinë ;
• Të shmangen udhëtimet gjatë orëve të nxehta të ditës;
Cilat janë ushqimet më të shëndetshme që duhet konsumuar?
Lidhur me të ushqyerit e shëndetshëm patjetër duhet respektuar rregullat e udhëzimit piramidal. Ushqimi duhet të jetë mirë i ekuilibruar si nga aspekti kuantitativ(sasia e ushqimit që konsumohet), kualitativ (cilësia e ushqimit: prezenca dhe proporcioni i makro dhe mikronutrientëve), ashtu edhe nga aspekti kohor(racionet ditore).Kryesisht preferohet që të zgjidhen ushqimet e nën qiellit tonë që lehtë treten dhe janë të pasura me ujë (drithërat integrale, pemët dhe perimet). Preferohet të konsumohet qumështi dhe produktet e tij të fermentuara (janë të pasura me mikroorganizma që e përbëjnë florën normale të zorrëve) por të jenë me më pak yndyrë. Nga mishrat preferohet që mishi i kuq (për shkak që më vështirë tretet, ka yndyrë më shumë dhe gjatë tretjes liron më shumë toksina krahasuar me mishrat tjera) të mos hahet më shumë se 1x në javë, mishi i shpezëve 3-4 x në javë dhe i peshkut 2-3 x në javë. Është e këshilluar që të paktën 2 ditë në javë të hamë ushqim vegjetariani fleksibil. Marrja ditore e ushqimit duhet të bëhet nga pak dhe shpesh, i shpërndarë në tri racione të plota dhe dy shujta ndërmjetëse.
Cila moshë nuk duhet t’i ekspozohet diellit, dhe rreth cilës orë?
Diellit nuk duhet ekspozuar nga ora 11-17. Edhe pse që të gjithë janë të rrezikuar nga efektet e temperaturave të larta, disa grupe për shkak të aftësive termorregulluese të zvogëluara mund të klasifikohen si më të rrezikuara ndaj temperaturave të larta:
• Të moshuarit (ulet toleranca ndaj nxehtësisë, etja ndjehet vonë, reagimi i djersitjes është i vonuar dhe numri i gjëndrave të djersës është i reduktuar);
• Foshnjat dhe fëmijët(masa e vogël trupore dhe qendra termorregullative ende nuk e ka arritur pjekurinë e plotë andaj edhe aftësia për djersitje është më e vogël);
• Personat me sëmundje kronike siç janë hipertensioni, sëmundje të zemrës; astma bronkiale, bronkiti kronik, pneumopatia obstruktive kronike; diabeti, insuficienca e veshkave, çrregullimet psikiatrike si skizofrenia, depresioni, demenca, gjendjet febrile, etj.
• Personat që janë përdorues të rregullt të medikamenteve të ndryshme mjekësore (p.sh përdoruesit e diuretikëve).
A janë të nevojshme lëngjet të përdoren më shumë, po pijet e gazuara?
Në përgjithësi me qëllim hidratimi të suksesshëm duhet të pihet uji i thjeshtë me temperaturë të dhomës. Nga lëngjet e sheqerosura mund të pihet një gotë në ditë, ndërkaq sa i përket pijeve të gazuara ato për shumë arsye nuk preferohen fare të konsumohen.
Cili është efekti i tyre?
• Meqenëse kanë sasi shumë të madhe të sheqerit e rrisin nivelin e sheqerit në gjak, masën dhjamore dhe peshën trupore;
• Dobësojnë imunitetin;
• Shkaktojnë plogështi të muskujve;
• Shkaktojnë prishje të dhëmbëve;
• Acidi fosforik që ndodhet në pijet e gazuara duke e prish raportin fosfor/kalcium shkakton demineralizimin e eshtrave;
• Pijet e gazuara të kafeinizuara rrisin diurezën, si dhe stimulojnë sistemin kardiovaskular.
Tregoni tri këshilla bazike për ruajtjen e temperaturës së trupit në këtë stinë?
T’i kushtohet rëndësi e posaçme:
• Hidratimit të organizmit;
• Të ushqyerit të shëndetshëm;
• Veshmbathjeve adekuate.
Kujdesuni për trupin tuaj, përmbahuni këshillave duke kursyer mundin, kohën dhe vizitat e shpeshta tek mjekët tuaj.
Doktor i Mjekёsisё dhe Magjistri i shkencave tё Kulturës Fizike, Agron Rexhepi, është autori i tre librave: “Mjekësia Sportive”, “Nutricioni dhe sportistët”, “Doracaku Antropologjik”; poashtu autor i mbi 40 punimeve shkencore, por edhe bashkautor i shumë të publikuara në revista të ndryshme shkencore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi