Vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i rritur për 20 për qind pensionet, është mirëpritur nga përfituesit në Prizren, ndonëse të njëjtit konsiderojnë së rritja është e pamjaftueshme marrë për bazë koston e jetesës.
Kategoritë e ndryshme të përfituesve kanë vlerësuar se pensionet, edhe me rritjen e fundit, nuk mjaftojnë për të përmbushur nevojat e tyre. Prandaj edhe kanë kërkuar rishikim të skemës pensionale, me qëllim që të ofrohet trajtim i dinjitetshëm për përfituesit, raporton Telegrafi.
Jusuf Vraniqi nga Organizata Komunale e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Prizren ka theksuar se legjislacioni ende ka mangësi sa i përket përmbushjes së drejtave të pensionistëve. Sipas tij edhe rritja e fundit lineare e pensioneve prej 20% nuk mjafton për të mbuluar koston e jetesës dhe shpenzimet e inflacionit.
“Kur dalim shembull në treg kostoja nuk mjafton, nuk përputhet me asgjë. Kështu që përsëri duhet të falënderojmë si para lufte edhe tani diasporën, pasi ata kanë kujdes për të afërmit e vet, duke filluar prej fëmijëve, vëllezërve, prindërve, me rend. Duhet të jemi të kënaqur që e kemi këtë afërsi në familjet tona dhe po vazhdojmë. Se do binim në shumë vështirësi, në kolaps, në tërësi”, ka thënë Vraniqi.
Sipas tij, gjatë kontakteve me zyrtarët e lartë qeveritare ka pasur premtime se do të ketë përmirësime në këtë drejtim në të ardhmen e afërt.
“Qeveria po mundohet në çdo aspekt që ti plotësoj kërkesat, por të ardhurat e rritura prej 20% nuk mjaftojnë. Të gjithë e dimë realitetin që nuk mbërrihet. Mirëpo kemi premtime edhe ne gjithmonë kemi qenë optimistë dhe përsëri besojmë se Qeveria do të na përgjigjet në mënyrë adekuate”, ka deklaruar Vraniqi për Telegrafin.
Në anën tjetër Merita Shala nga shoqata “Handikos” në Prizren ka theksuar se rritja e fundit e pensioneve nuk mjafton marrë parasysh nevojat që kanë komuniteti i personave me aftësi të kufizuara.
“Ndërkohë që çdo rritje e pensioneve është një hap pozitiv, vlerësojmë se kjo rritje e fundit nuk është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat reale të Personave me Aftësi të Kufizuara. Shumë prej tyre përballen me shpenzime të përditshme që tejkalojnë ndjeshëm përfitimet aktuale”, ka thënë Shala.
Sipas saj përqindja e rritjes së pensioneve nuk përkon me kërkesat e PAK-ve.
“Edhe pse rritja ishte e mirëpritur, ajo nuk i plotëson kërkesat tona. Për shembull, për paraplegjikët, rritja e llogaritur prej 20% për pensionet bazuar në shumën prej 375 euro nuk u zbatua saktë. Në vend të 444 eurove, ata marrin vetëm 430 euro, duke e bërë të pamjaftueshme për të mbuluar nevojat e tyre. Kjo mos llogaritje prek direkt të drejtat e tyre”, është shprehur ajo.
Shala ka propozuar rishikimin e skemës pensionale.
“Propozojmë që pensionet të rishikohen për të reflektuar më saktësisht nevojat reale të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, duke i kategorizuar drejt dhe duke eliminuar diskriminimin. Është e padrejtë që personat me paraplegji dhe tetraplegji të renditen në kategorinë e dytë dhe të përfitojnë vetëm 180 euro, kur duhet të jenë në kategorinë e parë. Kjo përbën një mohim të të drejtave të tyre dhe krijon një pabarazi të panevojshme”, ka deklaruar ajo për Telegrafin.
Ndërkaq Resmije Rahmani nga Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës ka vlerësuar se rritja e pensioneve është e mirëseardhur, megjithëse e pamjaftueshme.
“Kjo është rritja e parë që nga viti 2017 për përfituesit e Ligjit për paraplegji/tetraplegji, që nga miratimi i këtij ligji. Unë jam përfituese e këtij ligji. Por rritja ishte konfuze për përfituesit e Ligjit për paraplegji/tetraplegji, pasi ka pasur një gabim në publikimin e Ministrisë dhe ministrit. Përfituesit e këtij ligji merrnin 375 euro, ndërsa ata kishin shkruar 370 euro. Menjëherë reaguam të gjithë. Nuk kam ndonjë deklaratë zyrtare për këtë ndryshim prej 5 eurosh. Ne pritëm pagesën e muajit tetor dhe na u pagua shuma prej 435 eurosh, ndërsa këto 5 euro vetëm sa i kaluan nga ajo që merrnim më parë, 375 euro, dhe nuk u përfshinë në rritjen prej 20%. Nuk e dimë arsyen për këtë, sepse siç thashë, nuk kemi asnjë deklaratë zyrtare. Shuma e rritjes prej 60 eurosh është shumë e vogël duke marrë parasysh rritjen e çmimeve çdo ditë”, ka thënë Rahmani.
Sipas saj, për më tepër, Ligji për paraplegji/tetraplegji është përjashtuar nga Ligji për kujdestarinë minimale, “që do të thotë se personat që kujdesen për ne 24 orë marrin vetëm 150, tani 170 euro në muaj, që është shumë e pamjaftueshme dhe poshtëruese”.
“Në këtë situatë askush nuk dëshiron të kujdeset për dikë për kaq pak para”, ka deklaruar Rahmani për Telegrafin.
Ajo konsideron se është e trishtueshme se si personat me të ardhurat më të ulëta, përsëri përfitojnë më pak nga kjo rritje. “Ligji për paraplegjinë parashikon edhe përfitime të tjera, si dhe pajisje ortopedike. Ky Ligj u nënshkrua këtë vit në qershor ose korrik nga shteti, por deri më tani nuk është zbatuar për të siguruar pajisje ndihmëse, etj.”, është shprehur ajo.
Krahas kësaj ajo ka vënë në pah edhe shqetësimin rreth subvencionimit të energjisë elektrike, ku sipas saj ka konfuzion.
“Unë aplikova dhe nuk i plotësova kriteret, prandaj u refuzova, gjë që është në rregull. Megjithatë, për shkak të këtij aplikimi, më kanë përjashtuar nga përfitimet e energjisë elektrike të parashikuara me Ligjin për paraplegji/tetraplegji që kam marrë çdo vit deri tani. Këtë vit jam privuar nga këto përfitime pa asnjë shpjegim. Kam kërkuar ndihmë nga të gjitha institucionet përkatëse, si në nivel lokal, ashtu edhe në nivel shtetëror, por nuk kam marrë asnjë përgjigje. I jam drejtuar Zyrës për Ndihmë Ligjore Falas për të më udhëzuar si të veproj më tej për të fituar të drejtat e mia ligjore që janë hequr padrejtësisht”, ka sqaruar Rahmani për Telegrafi.
Në fund aktivistja nga Prizreni ka propozuar që të ardhurat të përputhen me nevojat e Personave me Aftësi të Kufizuara. “Disa prej nesh kanë nevojë për kujdes 24/7, dhe duhet të merret parasysh edhe situata ekonomike, shporta mujore dhe gjithçka tjetër. Gjithashtu, kujdestaria duhet të përfshihet në pagën minimale”, ka thënë ajo.
Qeveria e Kosovës nga muaji tetor ka marrë vendim për rritje për 20% të pensioneve derisa nga muaji janar i vitit 2025, do të rriten për 20% edhe pensionet e përcaktuara me Ligjin për kategoritë e luftës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës demanton mediat serbe
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës
Trump e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme