LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i vetëvrasjeve në Kosovë

Rritet numri i vetëvrasjeve në Kosovë

Të dhënat statistikore të raportit gjashtëmujor i Policisë së Kosovës për gjysmën e parë të vitit 2009 tregojnë se ka rritje të vetëvrasjeve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2008.

Gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore të vitit 2009, janë shënuar diku rreth 37 raste të vetëvrasjeve, ndërsa në periudhën e ngjashme të vitit paraprak kanë qenë 32 raste të shënuara.

Në këtë periudhë kohore të vitit 2009, numri më i madh i vetëvrasjeve është shënuar në rajonin e Pejës, ndërsa në vitin paraprak në periudhën e njëjtë kohore, rajoni i Mitrovicës ka qenë ai i cili ka prirë me numrin më të madh të rasteve të vetëvrasjeve.

Psikiatri Ferid Agani vë në dukje se femrat janë ato që bëjnë tentim vetëvrasjeje tri deri në katër herë më shumë sesa meshkujt, ndërsa meshkujt bëjnë vetëvrasje tri deri në katër herë më shumë sesa femrat.


Duke thënë se motivet e vetëvrasjes janë të ndryshme, meqë shkaqet janë mjaft komplekse, psikiatri Agani vë në spikamë se disa nga shkaktarët, që çojnë deri te kryerja e kësaj vepre janë shkalla e lartë e papunësisë, paperspektiva, ndjenja se jeta në njëfarë mënyre nuk ka kuptim, veçanërisht në mesin e të rinjve.

Në raportin e policisë rikujtohet fakti se në gjysmën e parë të këtij viti numri më i madh i vetëvrasjeve është shënuar në rajonin e Pejës. Ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri më i madh i vetëvrasjeve u shënua në rajonin e Mitrovicës. /rtv21/