LAJMI I FUNDIT:

Rrihet pronari nga i punësuari sepse i’a uli rrogën!

Rrihet pronari nga i punësuari sepse i’a uli rrogën!

Dje rreth orës 12:00 në shitoren e cila gjendet në rrugën “Metodija Mitevski” në Fushë Tophanën e Shkupit, pronësi e I.J. (45), ka ardhur i punësuar E.S. me një person tjetër të panjohur dhe ka filluar ta demolojë marketin, kurse më pas e ka sulmuar pronarin I.J. për shkak se e ka dënuar dhe i’a ka ulur rrogën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I.J. është dërguar në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku është trajtuar ku mjeku ka konstatuar lëndime trupore dhe është mbajtur për trajtim të mëtejshëm.

SPB Shkup ka marrë masa për të sqaruar plotësisht ngjarjen. /Telegrafi/