LAJMI I FUNDIT:

Rrezitja përmirëson funksionet njohëse

Rrezitja përmirëson funksionet njohëse

Ditët e mira verore shfrytëzojini duke u rrezitur, pasi që falë vitaminës D, përforcohen funksionet njohëse (mendimi, përqendrimi, mësimi, kuptimi, inteligjenca etj.), dhe në këtë mënyrë automatikisht zvogëlohet rreziku për zhvillimin e demencës në pleqëri, shkruan Telegrafi britanik.

Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar një studim, i cili ka vërtetuar se vitamina D ka rol shumë të rëndësishëm në përforcimin e funksioneve njohëse (kognitive), dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që meshkujt me moshë mesatare dhe të shtyrë të qëndrojnë më tepër në diell për ta zvogëluar rrezikun e zhvillimit të demencës (humbjes së këtyre funksioneve duke përfshirë edhe kujtesën).

Rezultatet nga ky studim janë të bazuara në të dhënat e grumbulluara prej më shumë se 3.000 meshkujve të moshave ndërmjet 39 dhe 79-vjeç, ndërsa testimet janë bërë në katër qendra të Evropës.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori