LAJMI I FUNDIT:

“Rrezik! Shtëpia e një krimineli lufte – YIHR vendos tabela në fshatin ‘Hrtkovci’ për të kujtuar krimet e Sheshelit

“Rrezik! Shtëpia e një krimineli lufte – YIHR vendos tabela në fshatin ‘Hrtkovci’ për të kujtuar krimet e Sheshelit

Aktivistët e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR) kanë vendosë tabela në fshatin Hrtkovci të Vojvodinës për t’i kujtuar krimet kundër njerëzimit për të cilat u dënua lideri i Partisë Radikale Serbe dhe kandidati i sivjetshëm për deputet në Serbi, Vojisllav Sheshel.

Tabelat në anë të rrugës ishin vendosur pranë shtëpisë së Sheshelit, të cilën ai e bleu në vitin 2018 pasi u dënua nga Gjykata e Hagës, shkruan Evropa e Lirë, seksioni në gjuhën serbe.

Në vitin 2018, Sheshel u dënua me dhjetë vjet burg nga Tribunali i Hagës për nxitje të persekutimit, dëbimit dhe zhvendosjes së detyruar të kroatëve.


Ai ishte i ndaluar në Scheveningen që nga viti 2003 dhe u lirua në nëntor 2014 për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij. Koha e kaluar në paraburgim ishte përfshirë në dënimin e tij dhe ai nuk u kthye në gjykatë për dënimin.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Hagës, Shesheli ishte anëtar i parlamentit nga viti 2016 deri në vitin 2020, kur radikalët e tij nuk e kaluan pragun zgjedhor.

Partia Radikale Serbe do të shkojë në zgjedhjet e Beogradit dhe ato lokale më 17 dhjetor me Partinë Progresive Serbe në pushtet, lider i së cilës deri vonë ishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Aktivistët e YIHR theksojnë se të gjithë akterët politikë në fushatën zgjedhore kanë për obligim të veprojnë me dinjitet dhe të përmbahen nga deklaratat që fyejnë viktimat e çdo kombësie.

Në raportin e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq, i cili u publikua më 23 nëntor, shkruhet se mijëra të dyshuar për krime lufte në vendet e ish-Jugosllavisë ende nuk janë ndjekur penalisht.

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori