LAJMI I FUNDIT:

Rrezik nga produktet pa afat

Rrezik nga produktet pa afat

Torta që i bleu nipit për ditëlindje, Rr.Makovci, qëlloi e prishur. Ajo kishte ndryshuar shijen dhe aromën, pavarësisht se në paketim shkruante se kishte afat edhe disa ditë. Gjyshi u ankua në dyqanin ku furnizohet e tërë lagja për produktin e blerë por pa sukses.

Shitësi, as nuk ia ktheu paratë e as nuk mori përgjegjësi. Gazeta Fjala mëson se në vitin 2015 janë shënuar 124 raste kur qytetarët janë anuar për produkte të dyshimta.

Ankesat janë të natyrave të ndryshme dhe arsyeve të ndryshme, thotë Lamir Thaçi, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës.


Në këtë institucion janë adresuar ankesa për afat të qëndrueshmërisë, ruajtje në kushte jo adekuate të produkteve dhe forma tjera.

Sipas tij, gjatë vitit 2015 janë asgjësuar gjithsej 543 mijë kilogram produkte ushqimore dhe 1.3 milion litra lëngje dhe pije tjera të ndryshme. “Arsyeje e asgjësimet kanë qenë të ndryshme duke përfshirë rastet kur edhe vet operatorët e biznesit kanë lajmëruar apo kanë paraqitur kërkesë për asgjësim të produkteve qe nuk i kanë plotësuar kushtet për konsum”, ka deklaruar Thaçi.

Këto produkte janë me origjinë nga vene të ndryshme. Por kjo nuk ka rëndësi sipas zyrtarëve të AUV-së, pasi u nënshtrohen të njëjtave kontrolle, sikur të ishin prodhim vendës ose nga importi.

Megjithatë, kjo nuk duket e mjaftueshme për të siguruar qytetarët se po konsumojnë produkte cilësore dhe të sigurta.

Selatin Kaçaniku kryetar i Organizatës “Konsumatori” thotë se konsumatorët po dëmtohen shumë si nga sasia edhe nga përbërësit e nga skadenca e produkteve. “Për fat të keq rastet e dëmtimit të qytetarit konsumator janë në rritje ndërsa numri i ankesave është në ulje – sepse konsumatori e ka humbur besimin”, ka deklaruar Kaçaniku.

Ai tregon se edhe qytetarët kanë frikë të shprehin shqetësimet që kanë.

Produktet në aksion dhe refuz në markete

Ndërkohë për produktet që shiten si produkte “refuz” ose në aksion me një gjysmë çmimi Kaçaniku ka dilemë nëse ato duhet të shiten fare. “Asnjë prodhues ose tregtar nuk e imagjinon se brenda atij afati produkti i ofruar ndoshta nuk mund të konsumohet”, thotë ai.

Sipas Kaçanikut shitësit për produktin e ofruar në zbritje duhet të shkruajnë informatën me shkronja të mëdha se është para skadencës duke i cekur ditët, javën ose muajin e skadencës.

Kështu duhet t’i lihet konsumatorit në dorë të blejë ajo.

Ai po ashtu thotë se ankesat për produkte refuz ndodhin te dyqanet e vogla në periferi dhe në viset rurale, ku këmba e inspektorit rrallë ose kurrë nuk kalon.
Sipas tij Kosova duhet të ndjek shembullin e disa vendeve si Gjermania, Franca, Italia që produktet 1 muaj para skadimit të afatit të falen për qëllime bamirësie.

Ndërkaq, Lamir Thaçi nga Agjencia për ushqim dhe veterinari thotë se “produktet e papaketuar apo refuz janë një seri e provizioneve të cilat definojnë kushtet e ruajtjes, tregtimit dhe përdorimit (manipulimit) të produkteve ushqimore” .

Produktet sipas Thaçit të cilat importohen në Kosovë mishi dhe produktet e tij si dhe qumështi dhe produktet e tij, kontrollohen së pari në pikat kufitare, merren mostra në bazë të planit të kontrolleve zyrtare për të verifikuar sigurinë e produkteve që importohen.

Mallrat të cilat importohen si produkte refuz janë të destinuara për përpunim.

Këto produkte ju nënshtrohen procedurave për përpunim nga fabrikat të cilat kanë aprovimin apo janë të licencuara nga AUV, dhe të cilat janë nën kontroll të vazhdueshme nga inspektorati. /Gazeta Fjala/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Kalo në kategori