LAJMI I FUNDIT:

Rrezet e diellit vendimtare për uljen e tensionit të gjakut

Rrezet e diellit vendimtare për uljen e tensionit të gjakut

Një studim skocez i kohëve të fundit i prezantuar në Edinburg, rekomandon të shkoni në plazh, të shtriheni në diell sepse ju bën mirë sidomos nëse vuani nga tensioni i lartë.

Sa më shumë që afrohet vera aq më shumë rriten mendimet e mjekëve në favor dhe kundër ekspozimit në diell. Dobitë shëndetësore të ekspozimit të lëkurës në diell janë shumë të mëdha se sa rreziqet për të zhvilluar kancerin e lëkurës, thonë shkencëtarët.

Rrezet ultravjollcë mësohet se ndihmojnë organizmin të lëshojë një përbërës që ul tensionin e gjakut, që lidhet edhe me sëmundjen e zemrës dhe goditjen në tru.

Prodhimi i oksidit nitrik që ul presionin e gjakut, është e ndarë nga prodhimi i vitaminës D në organizëm, që shtohet pas ekspozimit në diell. Kërkuesit thonë se deri tash, prodhimi i vitaminës D është konsideruar si dobia e vetme e diellit në shëndetin e njeriut.


Sipas Richard Weller, profesor i dermatologjisë në Edinburgh University, të mirat që përftojmë nga ekspozimi në diell janë mjaft pozitive për shëndetin e zemrës duke balancuar kështu edhe rreziqet e zhvillimit të një tumori të lëkurës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori