Një poster që ironizon lojën me harta, një dedikim për njerëzit e korruptuar dhe një tjetër që proteston ndaj mos përfshirjes së Kosovës në FIFA. Të tria këto janë vepra arti nëpërmjet së cilave artisti Rrezeart Galica proteston. Titullohen "Onion & Cut Always Enemies", "For Corrupted People - No Disc" dhe "To FIFA - Don't Play Balls with Us". Të përmbledhura në ekspozitë të re personale me 40 punime të artit, posterët e veprat në zhanrin print të artistit nga Kosova do të ekspozohen në Turqi.
"Në mes të shqetësimit dhe qetësisë" është titulli i ekspozitës që Galica do të hapë në Turqi me ftesë të Universitetit Anadölu, universitet ky që në rang-listën botërore të cilësisë zë vend të tejet të lakmueshëm. Pjesë e shqetësimit të tij artistik janë edhe sfidat me të cilat po përballet shoqëria turke. Galica do të ekspozojë edhe një vepër artistike që i dedikohet vendimit të kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, për ndalimin e rrjetit të njohur social Twitter. Të gjitha veprat e Galicës, të realizuara si fotografi, print dhe posterë, do të ekspozohen në galerinë e arteve të Universitetit, më 26 maj të këtij muaji.
Ekspozita multimediale, sipas Galicës, përfshin punime të reja të tij të paekspozuara më parë. Ai ka zbërthyer edhe titullin e ekspozitës së parë personale që do të hapë në Turqi.
“’Në mes të shqetësimit dhe qetësisë’, për shkak se vetë ekspozita përbëhet nga dy cikle e zhanre: në njërën anë me posterë e print trajtoj tema më të nxehta e shumë provokuese, derisa te fotografitë jam fokusuar në anën tradicionale”, ka thënë ai.
Për herë të parë audienca turke do të njihet me artin e tij.
"Jam kureshtar të dëgjoj edhe mendimet atje. Po e pres me padurim. Ata kanë organizuar gjithçka dhe kanë ftuar artistë, personalitete e media në Turqi" shtoi ai.
"Në mes të shqetësimit dhe qetësisë" do të jetë në dispozicion të artdashësve turq të artit për një muaj.
Rrezeart Galica u lind më 25 shtator 1981, në Prishtinë. Gjatë viteve 2000-2005 studioi në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Drejtimi i Dizajnit Grafik, ndërsa në vitet 2006-2008 kreu shkallën e tretë, ku magjistroi në këtë Fakultet, në Drejtimin e Dizajnit Grafik, Departamenti i Multimedias.
Punimet e tij të ekspozitës së parë personale, të titulluar "Para fillimit", janë bërë referencë e studentëve të artit në Akademinë e Arteve të Bukura të Peruxhas dhe Akademisë Katolike të Arteve në Milano në Itali. Aktualisht ndjek studimet në shkollën doktorale të QSA-së në Tiranë, në drejtimin e Historisë së Artit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Viti 1998: Thyerja e miteve nga Malcolmi dhe parashikimi i tij për Kosovën

Hazir Reka, 25 vite, 25 foto dhe historia e lirisë

KORBI

NJOLLA E ZEZË

Murat Ahmeti, në botën si karikaturë e përhershme e vetvetes

Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare