LAJMI I FUNDIT:

Rreth 40 mijë vizitorë në Panairin e Librit në Prishtinë

Rreth 40 mijë vizitorë në Panairin e Librit në Prishtinë

Edhe në orët e fundit kur po mbyllej Panairi i 17-të i Librit në Prishtinë, tendat me tituj të ndryshëm ishin përplot vizitorë.

Sipas organizatorit, Shoqatës së Botuesve të Kosovës (SHBK), për këto pesë ditë, panairi pati rreth 40 mijë vizitorë.

Libri më i kërkuar e më i shitur doli të jetë “Ambasadori i Melkizedekut” i Veton Surroit, kurse shkrimtar i vitit u shpall Roland Gjoza.

Në një konferencë për media, sot pasdite, SHBK, bëri të ditur se prania e librit në këtë Panair ka qenë me rreth pesëmijë tituj.


Kryetari i Shoqatës, Daut Demaku tha se numri i vizitorëve në këtë panair ka tejkaluar pritshmërinë që kishin organizatorët. /KP/