Rreth 25 mijë familje me mbi 100 mijë anëtarë në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, janë të varura nga asistenca sociale.
Shuma e mjeteve që këto familje marrin nga Qeveria e Kosovës, është prej 50 deri në 150 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve.
Në mesin e tyre është edhe familja prej pesë anëtarësh Gashi nga Prishtina.
Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Miradija, nënë e tre fëmijëve, ka treguar se në muaj merr nga 87 euro si asistencë sociale dhe se kjo shumë, sipas saj, nuk i mjafton as për t’i përmbushur nevojat elementare të familjes.
“Janë të pamjaftueshme, fillimisht me atë pagesë i paguaj faturat e energjisë dhe mundohem që tjerat t’i kursej për bukë, tjetër gjë nuk mund të blej. Djali i madh, më kërkon veshmbathje, të vegjlit kërkojnë para kur nisën në shkollë, po nuk më mbesin para”, ka thënë Miradija.
Se asistenca sociale është e pamjaftueshme për këto familje me gjendje të rëndë ekonomike, është theksuar në vazhdimësi edhe nga ekspertët e çështjeve ekonomike dhe vetë zyrtarët e institucioneve të Kosovës.
Varfëria vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha, me të cilat përballen qytetarët në Kosovë. Me gjithë rritjen ekonomike prej rreth katër për qind, Kosova vazhdon të mbetet një nga vendet më të varfra në Evropë.
Mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të varfër
Sipas të dhënave të Bankës Botërore të vitit 2017, rreth 18 për qind e popullatës në Kosovë jeton në varfëri me më pak se 2 euro në ditë, ndërsa 5 për qind e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë ekstreme ose me më pak se 1.50 euro në ditë.
Gani Smakaj, zyrtar i lartë i kontrollit dhe mbikëqyrjes në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thotë për Radion Evropa e Lirë se në vitin 2019 për rreth 25 mijë familje me asistencë sociale nga buxheti i shtetit janë shpenzuar rreth 32 milionë euro.
“Gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2019, janë aprovuar 2.437 familje të reja në skemën e ndihmës sociale, të cilat i kanë përmbushur kriteret për ndihme sociale, bazuar në legjislacionin e skemës së ndihmës sociale, ndërsa 3.271, familje janë të larguara nga ndihma sociale gjatë vitit 2019, pasi nuk i kanë i përmbushur kriteret e caktuara”, thotë Smakaj.
Skema e ndihmës sociale u ofron ndihmë të përkohshme financiare familjeve, të cilat janë në varfëri dhe janë të përzgjedhura në përputhje me kriteret e parapara në ligj dhe në bazë të mjeteve të ndara për këtë qëllim nga buxheti i Kosovës.
Numrit prej rreth 25 mijë familjeve me asistencë sociale, i shtohen edhe 14 mijë familje me gjendje të rëndë ekonomike, të cilat vazhdimisht ndihmohen nga Kryqi i Kuq i Kosovës.
Antigona Sopjani, koordinatore për mirëqenie sociale në Kryqin e Kuq të Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë, se janë mijëra familje të cilat jetojnë në gjendje të rëndë ekonomike në Kosovë e të cilat ndihmohen nga kryqi i Kuq.
“Kryqi i Kuq i Kosovës ka evidentuar rreth 14 mijë familje në tërë territorin e Kosovës që jetojnë në kushte të rënda ekonomike. Ndër vite ka një rënie të numrit të familjeve që marrin ndihmë. Më parë kemi pasur rreth 17 mijë familje me gjendje të rëndë ekonomike”, thotë Sopjani.
Familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, thotë Sopjani, nga Kryqi i Kuq ndihmohen herë pas here dhe jo çdo muaj. Këto familje ndihmohen me ushqim, veshmbathje, mjete higjienike dhe artikuj tjerë bazik për jetesë.
“Përkrahja e familjeve me gjendje të rëndë ekonomike bëhet varësisht nga donacionet dhe mundësive që ka Kryqi i Kuq për të ofruar ndihmë. Në kohën e dimrit dhe gjatë festave kemi më shumë donacione nga kompanitë vendore, donatorët ndërkombëtarë dhe qytetarët. Kryesisht si kriter kemi që t’i ndihmojmë familjet në varfri të skajshme, familjet me fëmijë të vegjël, familjet që kanë fëmijë jetimë dhe të moshuarit që jetojnë vetëm”, thotë Sopjani.
Në një nga hulumtimet e bëra kohë më parë nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, UNDP, ishte theksuar se vlera mujore e asistencës sociale nuk përshtatet me nevojat e familjeve në bazë të madhësisë apo strukturës së tyre.
Niveli i asistencës sociale ka qenë vazhdimisht më i ulët se paga mesatare në Kosovë.
Në vitin 2019 vlera mesatare e asistencës sociale është 75 euro në muaj, përderisa paga mesatare mujore në sektorin publik është 573 euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës